“Skenat që i pashë drejtpërdrejt janë pak të ndryshme nga ato që i kam parë në televizion, sepse shikimi nga afër duket më mahnitës.” tha z. Chen Xiangda, banor i qytetit Kashgar.
Më 11 shkurt, ditën e dytë të Vitit të Ri Kinez, Chen erdhi në vendin ku u zhvillua pjesa e Galasë së Festës së Pranverës 2024 të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) në Kashgar të Xinjiang-ut. Ai i vlerësoi shumë skenat me drita shumëngjyrëshe si në botën përrallore.
Në mbrëmjen e 9 shkurtit, vigjiljen e Festës së Pranverës, Vitit të Ri Kinez, u zhvillua si çdo vit Galaja e Festës së Pranverës. Si një nga katër vendet dytësore të kësaj galaje, skenat në Kashgar i paraqitën botës forcën e veçantë tërheqëse të këtij qyteti të lashtë mijëravjeçar dhe pasqyruan jetesën e lumtur të kombësive të ndryshme në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit.
foto nga VCG
foto nga Xinhua
Qysh prej 10 shkurtit, ditës së dytë pas përfundimit të Galasë, skena kryesore në Kashgar u hap zyrtarisht për turistët dhe gjatë 15 ditëve deri te Festa e Fenerëve do të ketë shfaqje dritash çdo mbrëmje.
“Jam me fat që mund të vizitoj vendin dytësor të Galasë së CMG-së në herën e parë që vij në Kashgar. Skena përpara syve është më e bukur se shikimi ndërmjet ekranit,” tha Gai Xuejiao, një turiste nga Shangai.
foto nga Xinhua
Banori i Kashgarit Mehmet Mattohti e vizitoi skenën kryesore të galasë së bashku me tërë familjen. Ai u tërhoq nga dera në formë harku, e projektuar në bazë të formës së banesave vendëse “Aiuang” në vendet e shikuesve përballë skenës. “Kjo është shumë e ngjashme me formën e derës e dritareve të shtëpisë sonë. E mrekullueshme,” vuri në dukje ai.
Zhang Jianhua dhe pesë anëtarët e tjerë të familjes së tij, që banojnë në qytetin Yining, erdhën në Kashgar për të vizituar kushëririn gjatë Festës së Pranverës. Ai shkoi posaçërisht te skena kryesore e Galasë “për të parë shfaqjen e dritave që do të fillojë në orën 9 në mbrëmje”.
Zhang-u i tha gazetarit të CMG-së se në vigjiljen e festës, kur transmetimi i drejtpërdrejt i Galasë së CMG-së kaloi te skena kryesore e Kashgarit, veshjet, vallet dhe veglat muzikore të bukura të Xinjiang-ut i entuziazmuan të gjithë anëtarët e familjes. “Famijët më kërkuan që të vizitojnë skenën e Galasë. Vendi i skenës kryesore është më mahnitës se në ekran. Një skenë aq e madhe me aq shumë drita u përfundua brenda 21 ditëve. Sa u përpoqën ndërtuesit! I falënderojmë nga zemra!” tha Zhang-u me emocion.
foto nga Xinhua
Në fakt, me t’u publikuar lajmi që do të vendosej vendi dytësor i Galasë së CMG-së në Kashgar, u shtua numri i vizitorëve në këtë qytet. Vetëm në janar të këtij viti, Kashgari priti 1.6 milionë turistë dhe pati 1.3 miliardë juanë të ardhura nga turizmi. (Wang Lei/ Artan)