Henri Telharaj: Të rinjtë duhet të kenë dëshirën për të ndryshuar komunitietin
2024-02-15 13:06:41

Dikur një aktivist i njohur i shoqërisë civile, sot drejtues i Këshillit Shqiptar për Problemet e Lojërave të Fatit, Henri Telharaj ka zgjedhur të ndajë prespektivën e tij në lidhje me rrugëtimin në karrierë. Pasi mbylli ciklin e studimeve në drejtësi, ai mendoi se kjo drejtësi duhet të vihet në shoqëri përmes problematikave të ndryshme. I apasinouar pas aktivizimit social, Henri gjithnjë ka menduar se për çdo problem mund të ketë një zgjidhje, mjafton të ketë njerëz që duan të punojnë për të. Prej disa vitesh me grupin e punës trajtojnë varësitë e të rinjve ndaj lojrave të fatit apo varësi të ngjashme.

CMG: Klima ku ne rritemi, fëmijëria është baza për të kuptuar të ardhmen tonë. Si ka qenë fëmijëria juaj?

Henri Telharaj: Unë sot e kuptoj se çfarë ndodh me individin. Të gjithë individët që kanë kaluar vështirësi nga fëmijëria shfaqen në një moment. Unë jam vëllai krenar i tre motrave dhe sot ndihem shumë me fat që jam rritur në një klime të tillë, ku vlerat familjare, respekti dhe mbështetja janë thelbesore. Kam një shoqëri të thelluar dhe e gjej shpesh veten duke dhënë këshilla dhe duke i orientuar në jetë miqtë. E kaluara është përcaktuese për të ardhmen.

CMG: Të kanë motivuar mjaftueshëm në rrugën e suksesit?

Henri Telharaj: Unë jam ende duke vrapuar në rrugën e përmirësimit. Për mua ka qenë shumë e rëndësishme të edukohesha në familje. Njeriut mund t’i heqësh çdo gjë, por nëse je individ i edukuar askush nuk mund të të mposhtë.  Jam pro dhënies së modeleve dhe sjelljes së duhur dhe është vetë modeli që të orienton në jetë. Është e vërtetuar nga ana shkencore që prindërit janë modeli më i mirë i një fëmije. 

CMG: Të ka munguar diçka gjatë procesit të rritjes?

Henri Telharaj: Në gjykimin tim nuk e di se nëse ajo që unë mendoj se më ka munguar më ka bërë mirë apo keq. Çdo situatë ka benefitet e saj ndaj jam shumë falenderues për kaq sa jam dhe të kaluarën time. Shpesh mendoj që mungesat më kanë rritur në jetë.

CMG: Cili është tipari juaj më i fortë në shoqëri?

Henri Telharaj: Jam shumë i fortë përballë emocioneve dhe nëse vjen një pikë e dobët dhe mund të ndodhë një konfikt, dihet se nuk ka ardhur kurrë nga unë. Në asnjë moment nuk dëshiroj sherre apo probleme, madje u largohem me aq mundësi sa kam për të mos qëndruar në një klimë konfiktuale. Kjo ka ardhur pas një pune të gjatë me veten time, sepse jam përpjekur gjithmonë që të rris veten në kapacitete të ndryshme dhe një ndër to ka qenë puna me karakterin tim. Megjithëse kur kthej kokën pas shoh që kam qenë konstant, i tillë në sjelle gjithmonë, por kam punuar edhe me veten.

CMG: Si e menaxhoni kohën?

Henri Telharaj: Përpiqem që të menaxhoj kohën me aq mundësi sa kam. Kam një logjikë të pastër sa i përket kohës dhe produktivitetit, pasi mendoj se produktiviteti arrihet  ndryshe tek njerëz të ndryshëm. Shumë mund të mendojnë se të punosh me orë të gjata mund të jesh produktiv, të punosh në mëngjes, drekë apo darkë. Por kjo nuk është diçka që është e ndarë njësoj për të gjithë. Secili nga ne ka pikat e forta gjatë ditës dhe mund të marrë motiv e të jetë produktiv në forma të ndryshme. Unë jam prodkutiv në bazë të rutinës sime ditore. Patjetër, që agjendat e ngjeshura dhe vështirësitë në terren të krijojnë një rrëmujë në punë, por me shumë përkushtim mundet që t’ia dalë çdokush.

CMG: Një nga iniciativat tuaja është themelimi i organizatës e cila merret me problemet e varësisë ndaj lojrave të fatit.  Si e morët këtë vendim?

Henri Telharaj: Këtë ide unë kam dëshirur ta sjell në vendin tonë pas një pune të gjatë që unë vetë kisha ndërtuar në shoqërinë civile. Fillova te studioj tregun se çfarë i mungon shoqërisë sonë, çfarë e shqetëson shoqërinë tonë. Nisur nga kjo prespektivë  bëra një ndërlidhje mes probleme psikologjike që të rinjtë hasin në konsumimin e lëndëve narktoike, apo edhe varësinë ndaj lojrave të fatit.

Nuk shpika diçka tërësisht të re, por përshtata një ide nga Bashkimi Europian. Kam kërkuar të përmirësoj dimensione njerëzore dhe ligjore ndaj dhe vendosa që këtë ta bëja përmes një organizate. Më kanë ndihmuar shumë njerëz ta ndërtoj këtë strukturë.

CMG: A i ka ndihmuar të rinjtë kjo organizatë për të lehtësuar këto probleme?

Henri Telharaj: Patjetër që po. Ne jemi faktor ndikues tek indivdi edhe tek politikat rreth këtyre çështjeve. Për mua është shumë e rëndësishme të flitet për problemin dhe më pas ai të trajtohet gradualisht në të gjitha hallkat. Ne përpiqemi çdo ditë që të mos shkëpusim zinxhirët tanë të bashkëpunimit dhe të vijojmë të punojmë në këtë sektor ndërgjegjësues për këdo.

CMG: Të rinj të tjerë si mund të motivohen për të themeluar një organizatë apo diçka të re?

Henri Telharaj: Mjafton te kenë dëshirë për të ndryshuar diçka tek vetja apo në shoqëri, gjithçka nis këtu dhe më pas çdo gjë ndryshon në jetët e secilit.

 CMG: Cila është arma juaj më e fortë?

Henri Telharaj: Pa shtuar asgjë më shumë, leximi