Transmetimi i drejtpërdrejtë rigjallëron fshatrat e Kinës verilindore
2024-02-14 14:49:24

Videoja e shkurtër e Guan Xuedong për blerjet e Festës së Pranverës gjeneroi qindra mijëra shikime në platformat e mediave sociale.  Me prejardhje nga fshati Gaotaizi  në qytetin Ji'an në provincën Jilin të Kinës verilindore, Guan hapi një llogari në rrjetet sociale pasi mori pjesë në një program trajnimi për tregtinë elektronike në transmetim të drejtpërdrejtë në vitin 2022.

 

Ky program trajnimi e inkurajoi Guan të kthehej në vendlindjen e tij pasi kishte studiuar dhe punuar në qytet për vite me radhë. Ai kap imazhe nga jeta rurale në videot e tij, që ngjallin një ndjenjë nostalgjie nga vitet 1980, dhe llogaria e tij në rrjetet sociale ka mbledhur mbi 600.000 ndjekës.

 

foto: VCG

foto: VCG

Duke ndjekur gjurmët e Guan, një numër në rritje i të rinjve janë kthyer në shtëpi për t'u angazhuar me tregtinë elektronike në transmetim të drejtpërdrejtë në këtë fshat të largët malor.  Që nga viti 2022, gjashtë persona të kthyer në vendlindje kanë hapur bizneset e tyre. Për të mbështetur përpjekje të tilla, komiteti i fshatit ka caktuar katër dhoma për transmetim të drejtpërdrejtë, me tre për transmetim të drejtpërdrejtë të tregtisë elektronike.

 

“Dy dhoma përdoren për të shitur nudëllsa prej miell misri dhe lakër pikante të prodhuara në fshatin tonë dhe një dhomë përdoret për shitjen e specialiteteve lokale nga Ji'an”,- deklaroi Luo Yuwei, zyrtari partiak i fshatit Gaotaizi.

 

“Në prag të Vitit të Ri Hënor, ekipet tona të tregtisë elektronike të transmetimit të drejtpërdrejtë shpesh punojnë çdo ditë deri në mesnatë për të përballuar porositë në rritje”,- tha Luo.

 

Fshati ka ndërtuar dy punishte për të prodhuar nudëllsa prej miell misri dhe lakër pikante duke përdorur teknika tradicionale, duke ua shitur këto produkte klientëve në të gjithë vendin përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të tregtisë elektronike.  Luo tha se lakra pikante e bërë vetë është veçanërisht e pëlqyer nga klientët në internet dhe ndonjëherë është aq e vështirë të përballesh me kërkesat e shumta saqë disa porosi duhet të anulohen.

 

Luo ishte në mes të grupeve më të hershme të të rinjve që u kthyen në fshat për të filluar biznesin e tyre. Pasi mbaroi universitetin në vitin 2005, ai u kthye për të krijuar një kooperativë bujqësore, duke ndihmuar bashkëfshatarët të shesin produkte bujqësore me cilësi të lartë si xhinseni, kërpudhat e zeza dhe rrushi.  Pasi u angazhua në strukturat partiake të fshatit në vitin 2022, ai punoi për të krijuar marka të prodhimeve të fermave lokale nga bujqësia me cilësi të lartë dhe, më pas, nisi tregtinë elektronike në transmetim të drejtpërdrejtë për të zgjeruar shitjet e produkteve.  

 

Bumi i tregtisë elektronike ka rigjallëruar më shumë fshatra në Ji'an, duke sjellë të ardhura shtesë për vendasit pasi më shumë të rinj me arsim të lartë janë rikthyer në vendlindje për t’u angazhuar me tregtisë elektronike në transmetim të drejtpërdrejtë.

 

Jia Yanjia, me prejardhje nga fshati Qinghe, i cili më parë ka qenë një udhërrëfyes turistik, është përfshirë tashmë prej dy vjetësh në shitjen e xhinsenit lokal përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të tregtisë elektronike.

 

“Brezi i babait tim ka mbjellë xhinsen për dekada, por ai dikur shitej përmes kanaleve tradicionale. Tani, përmes tregtisë elektronike në transmetimin e drejtpërdrejtë, u dëshmoj përdoruesve të internetit se babai im angazhohet për ta mbledhur xhinsenin në male. Kjo jo vetëm që rrit shitjet, por gjithashtu ndihmon më shumë njerëz të kuptojnë kulturën intriguese të mbledhjes së xhinsenit”,- tha Jia.