Kina dënon veprimet që dëmtojnë civilët në Rafah të Rripit të Gazës
2024-02-13 18:16:57

Foto nga VCG

Kina u kushton vëmendje zhvillimeve në Rafah të Rripit të Gazës, kundërshton e dënon veprimet që dëmtojnë civilët dhe shkelin ligjin ndërkombëtar dhe i bën thirrje Izraelit të ndalojë veprimet ushtarake sa më shpejt. Kështu u shpreh të martën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi qëndrimin e Kinës për sulmet ajrore në shkallë të gjerë të Izraelit në zonën Rafah në Gazën Jugore që kanë shkaktuar shumë viktima, si edhe për planet e ushtrisë izraelite për të ndërmarrë operacione ushtarake tokësore në Rafah.

Zëdhënësi tha gjithashtu se Kina e nxit Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të shmangur viktimat në radhët e civilëve të pafajshëm dhe për të parandaluar fatkeqësi më serioze humanitare në Rafah. (Çang Çuo)