Kinë: Të ardhurat nga kinematë sivjet arrijnë në 6 miliardë juanë, duke e kaluar Amerikën Veriore
2024-02-13 11:22:06

Foto nga VCG

Tregu kinez i filmit e ka nisur vitin e ri me ritëm të lartë, me të ardhura nga biletat e kinemave për vitin 2024 që arritën 6.4 miliardë juanë (890 milionë dollarë) deri të hënën, duke e kaluar Amerikën e Veriut, sipas uebsajtit “Maoyan”.

Një shifër e tillë e bën Kinën tregun më të madh kinematografik në botë për vitin 2024 deri tani.

Periudha e pushimeve të Festës së Pranverës, që është në vazhdim, ka qenë kontribuuese kryesore në këtë rezultat.

Sipas “Parashikimit global të sektorit të argëtimit dhe medias nga 2023 deri më 2027”, të publikuar së fundmi nga PwC, të ardhurat e përgjithshme nga kinematë në Kinë pritet të arrijnë në 13.2 miliardë dollarë deri në vitin 2027, duke zënë 27 për qind të vëllimit global, me shumë se tregu i filmit në ShBA me vetëm 23 për qind. Tregu kinez i filmit parashikohet kështu të bëhet më i madhi në botë.

"Kapaciteti i prodhimit kinematografik i Kinës gjithashtu do të vazhdojë të përmirësohet, ndërsa oferta e filmave po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe ndikimi ndërkombëtar po zgjerohet gradualisht," thuhet në raport. (Çang Çuo)