Ndërthurja e qytetërimeve në Vitin e Ri Kinez
2024-02-12 16:51:31

Sipas statistikave, në afro 20 vende të botës, Viti i Ri Kinez, domethënë Festa e Pranverës, është festë zyrtare ose pushim zyrtar. Një e pesta e popullsisë së mbarë botës kremtojnë Festën e Pranverës. Sivjet, edhe OKB-ja e ka përcaktuar Festën e Pranverës si pushim zyrtar të OKB-së.

Fenerët shumëngjyrësh, shfaqjet e mrekullueshme të Valles së Luanit, festivalet e ushqimit kinez, shumë aktivitete tradicionale për Vitin e Ri Kinez po zhvillohen në mbi 200 vende e rajone, duke përfshirë Shqipërinë.