Foto nga VCG
Medaljet që do të jepen në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të Parisit të këtij viti do të përmbajnë në qendër të tyre një copë hekuri në formë gjashtëkëndëshi të marrë nga Kulla Eifel, thanë organizatorët, ndërsa zbuluan dizajnin e tyre.
Tony Estanguet, president i Komitetit Organizativ të Paris 2024, tha se vendimi u mor nga dëshira për t'i bërë këto medalje unike dhe të veçanta, shkruan “Xinhua”.
“Në të dyja anët, ato do të tregojnë fytyrën më të bukur të Francës. Me pjesën e Kullës Eiffel, ato do të jenë unike, duke krijuar një lidhje të vërtetë midis fituesit të medaljeve dhe vendin tonë”, tha Estanguet.
Në medalje, hekuri origjinal 18 gramë i Kullës Eifel është prerë në formë gjashtëkëndore. E vendosur në qendër dhe e ngulitur me emblemën e Lojërave Olimpike të Paris 2024, kjo pjesë e trashëgimisë përzihet në mënyrë elegante me arin, argjendin dhe bronzin për t'i dhënë medaljeve një anë dyngjyrëshe. “Ato u prenë nga trarët dhe pjesët e tjera që u ndërruan nga Kulla Eifel gjatë rinovimeve dhe u ruajtën”,- tha Joachim Roncin, kreu i dizajnit në Paris 2024. (Irma)