Festa e Pranverës i përket Kinës dhe botës
2024-02-11 15:41:25


Foto nga VCG

Selia e OKB-së në Vjenë festoi për herë të parë Vitin e Ri Kinez, selia e OKB-së në Nju Jork mbajti një tjetër Gala të Festës së Pranverës dhe ndërtesat historike në shumë vende të botës u mbuluan me ngjyrën "e kuqe kineze"...

Pasi Festa e Pranverës u përcaktua si festë e OKB-së, shija e Vitit të Ri Kinez është bërë më e fortë në mbarë botën. Nga "Viti i Kinës" në "Viti i Botës", kjo Festë e Pranverës e  Vitit të Loong-ut (Dragoit) ofron mundësi të reja për njerëzit në mbarë botën për të kuptuar Kinën dhe kulturën kineze.

Festa e Pranverës është festa tradicionale më e vjetër dhe më e rëndësishme në Kinë. Ajo është renditur edhe si festë e OKB-së, që do të thotë se agjencitë e Kombeve të Bashkuara çdo vit do të shmangin mbajtjen e takimeve gjatë kësaj periudhe, duke u dhënë njerëzve më shumë mundësi për të përjetuar kulturën kineze. Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të OKB-së Dennis Francis beson se kjo simbolizon rolin e rëndësishëm të luajtur nga Kina në sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe multilateralizmin, duke treguar gjithashtu se populli kinez është i gatshëm të ndajë kulturën e tij me botën.

Sot, nga Nju Jorku deri në Paris, nga Haga deri në Meksiko Siti, rreth një e pesta e njerëzve në botë festojnë Vitin e Ri Hënor në forma të ndryshme. Aktivitetet folklorike të Festës së Pranverës zhvillohen në afro 200 vende dhe rajone. Por si u bë një festë tradicionale kineze një ngjarje kulturore globale?

Foto nga VCG

Në kulturën kineze, orientimi i vlerës "harmonia është e çmuar dhe nuk njeh dallime" dhe koncepti kulturor i "ndarjes me të tjerët i së bukurës” janë njohur nga njerëzit në mbarë botën. Festa e Pranverës trashëgon konceptet kulturore kineze të paqes dhe të harmonisë. Përmes përvojave gjithëpërfshirëse të aktiviteteve të ndryshme të Festës së Pranverës, njerëzit në mbarë botën mund të kuptojnë më mirë Kinën, duke vërtetuar se kultura kineze është e hapur, gjithëpërfshirëse dhe krijuese.

Ky vit është viti i Loong-ut, i cili në kulturën tradicionale kineze, simbolizon mençurinë dhe forcën. Ndërsa njerëzit festojnë Vitin e Loong-ut, shumë pjesë të botës janë ende të trazuara. Bota ka hyrë në një vit të ri plot pasiguri, i cili kërkon veçanërisht mençuri dhe guxim për të zgjidhur problemet.

Festa e Pranverës nënkupton fillimin e pranverës dhe është plot pritshmëri për rimëkëmbjen dhe ripërtëritjen e të gjitha gjërave. Bota përqafon “Vitin e Kinës”, dhe Kina po ashtu i përcjell botës gëzimin e Festës së Pranverës. Pavarësisht se ku ndodhen, pavarësisht ngjyrës së lëkurës apo racës, njerëzit mblidhen së bashku për ta festuar këtë ngjarje. Kjo është mrekullia e Festës së Pranverës që ka tejkaluar kufijtë kombëtarë dhe është bërë një forcë e rëndësishme që e shtyn botën drejt së mirës dhe harmonisë. (Çang Çuo)