Astronautët e Shenzhou-17 dërgojnë përshëndetje nga hapësira për Festën e Pranverës
2024-02-10 13:33:05

Foto nga VCG

Anëtarët e ekuipazhit kinez të Shenzhou-17 bënë përshëndetjet për Festën e Pranverës nëpërmjet një videoje nga hapësira, në kuadër të Vitit të Ri Hënor Kinez.

Në bordin e stacionit hapësinor të vendit, tre astronautët, Tang Hongbo, Tang Shengjie dhe Jiang Xinlin, shprehën dëshirat e tyre për prosperitetin e atdheut dhe të të gjithë popullit kinez, shkruan “Xinhua”.

“Ne kemi një Vit të Ri Hënor Kinez të plotë dhe të lumtur në hapësirë”,- tha Tang Hongbo, komandanti i ekuipazhit.

Tang Shengjie tha se i mungonte familja dhe vendi. “Është një përvojë e çmuar jetësore për mua ta kaloj Vitin e Ri Hënor në hapësirë për herë të parë”,- tha ai.

Jiang uroi që vendi të jetë i fuqishëm dhe i begatë, ndërsa popullit kinez dhe të gjitha grupeve etnike, fat dhe shëndet të mirë.

Më 26 tetor 2023, misioni i drejtuar nga Shenzhou-17 dërgoi tre astronautët në stacionin hapësinor të vendit. Ekuipazhi është formacioni më i ri që nga fillimi i ndërtimit të stacionit hapësinor. (Irma)