Viti i Ri Hënor Kinez i Loong-ut po afron. Festa e Pranverës i përket Kinës dhe botës. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë duke e shpallur Festën e Pranverës si festë të Kombeve të Bashkuara. Rreth 1/5 e popullsisë së botës e kremton këtë festë në mënyra të ndryshme. Njerëzit shpresojnë që viti i ri të zhdukë luftërat e fatkeqësitë dhe të sjellë paqe e begati.
Aktivitetet folklorike të Festës së Pranverës, të pasura me karakteristika kulturore kineze, janë bërë një ngjarje kulturore globale, duke sjellë përvoja të gëzueshme për popujt në të gjithë botën. Galaja e Festës së Pranverës e Grupit Mediatik të Kinës është gati, duke ftuar shikuesit nga mbarë bota të marrin pjesë në këtë "banket kulturor".
Me këtë rast ju urojmë fat e mbarësi në vitin e ri! (Fang Xiaoyu/Artan)