Presidentët e Kinës dhe Portugalisë shkëmbejnë urime për 45-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike
2024-02-08 16:34:49

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij portugez Marcelo Rebelo de Sousa shkëmbyen të enjten mesazhe urimi për 45-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Xi vuri në dukje se, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 45 vjet më parë, Kina dhe Portugalia kanë ndjekur konceptet e respektit të ndërsjellë, hapjes e gjithëpërfshirjes, kanë zgjidhur siç duhet çështjen e Makaos nëpërmjet konsultimeve miqësore, kanë vlerësuar situatën dhe kanë krijuar një partneritet të gjithanshëm strategjik. Të dy vendet kanë punuar së bashku për t'iu përgjigjur krizës financiare ndërkombëtare dhe sfidave të shëndetit publik global, kanë zgjeruar bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë midis ndërmarrjeve dhe kanë punuar për ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë", duke promovuar bashkërisht zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Europë dhe ruajtjen e multilateralizmit, si edhe duke treguar qartë mënyrën e duhur që vendet të shkojnë mirë me njëri-tjetrin. 

foto nga VCG

foto nga VCG

"Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-portugeze dhe jam i gatshëm të punoj me presidentin Marcelo Rebelo de Sousa për të udhëhequr thellimin e vazhdueshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Portugali, për të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt, për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-Europë dhe për të dhënë kontribut për paqen, qëndrueshmërinë dhe begatinë botërore," u shpreh kreu i shtetit i Kinës.

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa tha nga ana e tij se, megjithëse Portugalia dhe Kina janë larg njëra-tjetrës, të dy vendet kanë jetuar gjithmonë në harmoni dhe kanë mbajtur shkëmbime miqësore në fushat politike, ekonomike, kulturore, shoqërore etj. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Portugalisë dhe Kinës, lidhjet dypalëshe janë zhvilluar fuqishëm. Të dy vendet kanë arritur me sukses një transferim të sukseshëm të pushtetit në Makao, kanë promovuar bashkërisht  zhvillimin e Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar ndërmjet Kinës e Vendeve Portugalishtfolëse dhe kanë realizuar në mënyrë aktive bashkëpunimin shumëpalësh. Portugalia është e gatshme të punojë së bashku me Kinën për të trashëguar miqësinë dhe për të promovuar një zhvillim më të madh të marrëdhënieve dypalëshe, u shpreh presidenti portugez.   (Fang Xiaoyu/Artan)