Më 3 shkurt, Këshilli Shtetëror i Kinës ka shpallur "Dokumentin Qendror nr. 1" për vitin 2024. Ky është një dokument strategjik për modernizimin e zonave rurale dhe sektorin bujqësor të vendit. Dokumentat qendrore konsiderohen direktiva të politikës të lëshuara nga Autoriteti Qendror i Kinës dhe shërbejnë si një tregues kryesor i prioriteteve të politikave ekonomike dhe sociale. Agjenda e zhvillimit bujqësor dhe rural ka qenë një çështje e konsideruar në vazhdimësi me rëndësi që nga viti 2004. Për të aktualizuar plotësisht rigjallërimin rural, vendit i duhet të realizojë sigurimin kombëtar të ushqimit, të parandalojë një rikthim në varfëri; të zhvillojë më tej industrializimin rural, të forcojë ndërtimin dhe qeverisjen rurale; të sigurojë rritjen e nivelit teknologjik dhe shkencor në zhvillimin bujqësor dhe rural, reformën e teknologjisë dhe kërkimit shkencor në bujqësi; si dhe rritjen e të ardhurave për banorët ruralë. E një rëndësie të madhe janë tre nga aspektet kryesore të politikës së zhvillimit bujqësor dhe rural, sigurimi ushqimor, rritja e të ardhurave me përparësi të banorëve të zonave rurale dhe zhvillimi teknologjik për të rritur produktivitetin dhe mirëqenien e banorëve të zonave rurale.
Siguria ushqimore me produkte parësore mbetet një shqetësim i madh strategjik. Sipas të dhënave më të fundit nga Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës, prodhimi i përgjithshëm i grurit në vend tejkaloi 695.41 milionë tonë në vitin 2023, duke shënuar një rritje prej 1.3 për qind nga viti në vit. Kjo arritje shënon për disa vite radhazi të tejkalimit të 1.3 trilion jin (650 milion ton) në prodhimin e drithërave, duke krijuar një bazë të fortë për shpejtimin e zhvillimit të sektorit bujqësor. Gjithashtu kjo arritje kontribuon ndjeshëm në stabilizimin e tregut global të ushqimit dhe ruajtjen e sigurisë ushqimore.
Foto:VCG
Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikave dhe analiza e autorit
Në një përpjekje për të nxitur kultivimin e drithërave në vitin 2023, qeveria qendrore ngriti çmimet minimale të blerjes për grurin dhe orizin, ndërkohë që rriti politikat e subvencionimit të drithit për fermerët e misrit dhe sojës. Si pasojë, zona e mbjelljes së drithit në Kinë u zgjerua në 1.785 miliardë mu (119 milionë hektarë) në 2023, duke reflektuar një rritje prej 0.5 për qind nga viti në vit. Për më tepër, në vitin 2023, prodhimi i sojës në Kinë arriti në 41.68 miliardë jin (205.43 milion ton), me 2.8 për qind, duke theksuar vendosmërinë e vendit për të rritur shkallën e vetë-mjaftueshmërisë së sojës.
Modernizimi kinez karakterizohet nga pesë tipare që janë unike për kontekstin e vendit. Është modernizimi i një popullsie të madhe, i prosperitetit të përbashkët për të gjithë, i avancimit material dhe kulturor, i harmonisë midis njerëzimit dhe natyrës dhe zhvillimi paqësor. Duke zhvilluar ekonominë socialiste të tregut, Kina ka arritur një përparim historik, nga produktiviteti relativisht i prapambetur në ekonominë e dytë më të madhe në botë, eliminimin e varfërisë absolute dhe përfundimi i ndërtimit të një shoqërie të begatë në të gjitha aspektet. Në ndjekje të konsolidimit dhe zgjerimit të arritjeve në zbutjen e varfërisë, dokumenti nënvizon imperativin e shmangies së një ringjalljeje të varfërisë.
Ai bën thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për të përshpejtuar zhvillimin në zonat e varfra dhe për të ngushtuar diferencën në të ardhura dhe zhvillim midis rajoneve të pasura dhe më pak të begata. 2024 shënon vitin e tretë që nga zhdukja e plotë e varfërisë ekstreme. Raporti i të ardhurave ndërmjet zonave më të pasura krahasuar me rajonet më të varfra ka ardhur duke u zvogëluar. Raporti ndërmjet rajonit lindor dhe rajoneve qendrore dhe perëndimore ka treguar një ulje të ndjeshme nga 1.7 në vitin 2016 në 1.5 dhe 1.6 në vitin 2022.
Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikave dhe analiza e autorit
Një arritje mbetet dhe rritja me përparësi e të ardhurave të banorëve në zonat rurale, Në vitin 2023, të ardhurat e disponueshme për frymë në mbarë vendin ishin 39,218 juanë, një rritje nominale prej 6.3 përqind krahasuar me vitin e kaluar dhe një rritje reale prej 6.1 përqind. Për sa i përket zonave urbane dhe rurale, të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve urban ishin 51,821 juanë, një rritje prej 5.1 përqind dhe rritja reale ishte 4.8 përqind. Të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve ruralë ishin 21691 juanë, një rritje prej 7.7 për qind dhe rritja reale ishte 7.6 për qind. Rritja me përparësi e të ardhurave të zonave urbane ka zvogëluar ndjeshëm hendekun e të ardhurave dhe shpenzimeve midis banorëve ruralë dhe atyre urbanë. Raporti i të ardhurave të disponueshme ndërmjet banorëve të zonave urbane me ato të zonave rurale është ulur nga 3.1 me 1 në vitin 2004 në 2.4 me 1 në vitin 2023. Ndërsa raporti i shpenzimeve është ulur nga 3.5 me 1 në vitin 2004 në 1.8 me 1 në vitin 2023. Gjatë vitit 2024 një sërë nismash do të ndërmerren për të parandaluar ringjalljen e varfërisë si monitorim vigjilent dhe masa parandaluese kundër rikthimeve të mundshme në varfëri; mbështetje e shtuar për industrinë dhe asistencën për punësim; dhe mbështetje të shtuar për zonat kritike në nevojë.
Foto:VCG
Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikave dhe analiza e autorit
Investimet në bujqësi dhe zonat rurale do të vazhdojnë të jenë të rëndësishme, pasi Kina si dhe gjithë vendet po përballen me sfida në ndryshim në lidhje me ndryshimet klimatike, urbanizimin e shpejtë, pandemitë dhe tensionet gjeopolitike, ç’ekuilibrat në zinxhirin e furnizimeve, dhe shqetësimet e sigurisë ushqimore. Në adresimin e këtyre sfidave në zhvillim, mbështetja e vazhdueshme për kërkim dhe zhvillim dhe inovacionin bujqësor luajnë një rol kyç. Shumë faktorë kanë nxitur rritjen dhe tranzicionin bujqësor në Kinë. Ndër to, inovacioni në teknologjinë bujqësore ka qenë një nga burimet kryesore të rritjes së produktivitetit bujqësor dhe ka mundësuar kalimin në bujqësi moderne. Inovacionet bujqësore më me ndikim përfshijnë varietetet e kulturave me rendiment të lartë si konvencionale ashtu edhe hibride.
Vitet e fundit, shkenca dhe teknologjia bujqësore në Kinë kanë bërë përparim të shpejtë, Norma kombëtare e kontributit të përparimit të shkencës dhe teknologjisë bujqësore ka tejkaluar nivelin 60 përqind [1] në vitin 2022 nga 54.5 përqind në vitin 2012. Sistemet e reja të teknologjisë po aplikohen gjerësisht në prodhimin e bimëve ku përdoren mbjelljet me precizion, ujitje inteligjente dhe dronët për mbrojtjen e bimëve. Shkalla e mekanizimit të kultivimit dhe korrjes së kulturave në mbarë vendin ka tejkaluar 73 për qind, dhe numri i makinerive dhe pajisjeve bujqësore të pajisura me terminalet e funksionimit të pozicionimit Beidou ka arritur në 1.8 milion njësi. Përveç përmirësimit të pajisjeve bujqësore, studiuesit kanë punuar edhe në kultivimin e specieve të reja bujqësore. Rreth 500,000 teknikë bujqësorë në mbarë vendin kanë qenë gjithashtu të domosdoshëm për të siguruar prodhimin e të korrave dhe rritjen e të korrave.
Dokumenti i shpallur përcakton strategjinë e dyfishtë, të teknologjisë shkencore dhe reformave për nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të bujqësisë dhe zonave rurale. Një nga masat për të treguar prioritetin e zhvillimit teknologjik është i dukshëm me ndryshimet institucionale në mars të vitit 2023. Formulimit i planeve dhe politikave për të çuar përpara zhvillimin bujqësor dhe rural, si dhe drejtimin shkencor dhe teknologjik rural kaloi nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale. Gjithashtu, Qendra e Zhvillimit të Teknologjisë Rurale të Kinës u transferua gjithashtu në Ministrinë e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale. Inovacioni teknologjik kërkon aplikimin dhe optimizimin e mekanizmave të punës dhe një përpjekje për të rritur efikasitetin e përgjithshëm të sistemit të teknologjisë bujqësore. Ndërkohë, po bëhen përpjekje për të forcuar ndërtimin e fermave bujqësore me standarde të larta, për të përshpejtuar rigjallërimin e industrisë së farërave, si dhe për të ngritur nivelin e kërkimit dhe aplikimit të makinerive dhe pajisjeve bujqësore.
[1] Nannn Wang dhe Dengfeng Cui : “Impact of demonstration zone policy on agricultural science and technology innovation: evidence from China’’, 2023