Galaja e Festës së Pranverës ju fton!
2024-02-08 12:21:08

Të mërkurën, Galaja e Festës së Pranverës 2024 e CMG-së përfundoi provën e pestë dhe është gati t’ju ftojë ta ndani këtë "banket kulturor" plot elemente moderne dhe teknologjike.

Galaja e Festës së Pranverës ju fton të shijoni bukurinë e qytetërimit kinez. Në shfaqjen krijuese "Nianjin" njerëzit vijnë nga pikturat për të shprehur urime të bukura. Nëpërmjet këngëve dhe teknologjisë së sintezës virtuale, rilindin elemente kulturore mijëravjeçare dhe forca tërheqëse e bukurisë orientale mahnit publikun.

Galaja ju fton të merrni pjesë në një ritual kremtimi global. Secili nga katër vendet dytësore të shfaqjes ka karakteristika të ndryshme, plot me atmosferë të gëzuar.

Në këngën ndërvepruese "Share", përdoruest e  internetit nga mbarë bota iu bashkuan ekranit për të kërcyer "Vallen e Loongut" dhe shija e gjallë dhe e gëzueshme e Vitit të Ri Kinez u përhap në të gjithë globin. Më shumë se 3 000 "ekrane jashtë Kinës" në 90 qytete dhe 49 vende në gjashtë kontinente do të transmetojnë drejtpërdrejt dhe promovojnë Galanë e Festës së Pranverës dhe do të ndajnë gëzimin e Vitit të Ri Kinez.

Galaja e Festës së Pranverës 2024 e CMG-së do t'ju takojë më 9 shkurt!