Aktiviteti "Akullthyesit" / foto nga “People Daily”
Krerët e qarqeve të biznesit të Britanisë theksuan se janë të gatshëm të nxitin bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë me Kinën, një vend që është bërë edhe më i rëndësishëm për Britaninë pas "Brexit"-it.
Ata i bënë këto deklarata të hënën gjatë aktivitetit "Akullthyesit" me rastin e Vitit të Ri Kinez 2024, të organizuar bashkërisht nga Klubi "Grupi 48", Dhoma e Tregtisë e Kinës në Britani (CCCUK) dhe Këshilli i Biznesit Kinë-Britani (CBBC).
Aktiviteti "Akullthyesit" / foto nga “People Daily”
Të 48 këta biznesmenë janë themeluesit e Klubit "Grupi 48". Udhëtimi i tyre në Pekin u njoh si "Misioni i thyerjes së akullit" dhe anëtarët e klubit si "akullthyes".
Ambasadori i Kinës në Britani Zheng Zeguang/ foto nga “People Daily”
"Praktika ka vërtetuar plotësisht se bashkëpunimi më i ngushtë midis Kinës dhe Britanisë jo vetëm u shërben interesave thelbësore të të dy palëve, por kontribuon edhe për paqen dhe lulëzimin botëror," tha kryeministri kinez Li Qiang në mesazhin e tij të urimit për këtë veprimtari, të lexuar nga ambasadori i Kinës në Britani Zheng Zeguang.
"Shpresojmë që personat largpamës të të dy vendeve do të zhvillojnë 'shpirtin e thyerjes së akullit', do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime aktive e të fuqishme dhe do të japin kontribute të reja për miqësinë ndërmjet të dy popujve dhe për bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë midis dy vendeve në një nivel më të lartë," tha kryeministri Li në mesazh.
Sir Sherard Cowper-Coles, kryetar i CBBC / foto nga “People Daily”
"Shikoni disa nga kompanitë e mëdha britanike këtu. Fitimet e tyre, lulëzimi i tyre varen nga tregu i madh kinez, qoftë shitja e 'Range Rovers' apo e produkteve farmaceutike, ose shërbimet financiare. Konsumatorëve kinezë u pëlqejnë markat britanike, nga 'Premier Liga' te derrkucja Peppa", tha ai.
Stephen Perry, presidenti i nderit i Klubit "Grupi 48" / foto nga “People Daily”
Kryetari i "Rio Tinto", Dominic Barton, vuri në dukje: "Kina është jo vetëm një treg i rëndësishëm për ne, por edhe një burim novacioni. Ajo është një burim talentesh dhe një burim partneriteti kur punojmë së bashku në pjesë të tjera të botës, kështu që përbën një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme të organizatës sonë." (Wang Lei/Artan)