Foto nga VCG
Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng u shpreh të martën se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të thellojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin nëpërmjet grupit të tyre të punës ekonomike, për të stabilizuar dhe zhvilluar lidhjet ekonomike dypalëshe.
He, gjithashtu kreu i palës kineze për çështjet ekonomike dhe tregtare Kinë-ShBA, i tha këto gjatë një takimi me një delegacion të udhëhequr nga Jay Shambaugh, nënsekretari i Thesarit për çështjet ndërkombëtare i ShBA-së, i cili gjendet në Pekin për takimin e tretë të grupit të punës ekonomike Kinë-ShBA.
Zëvendëskryeministri u bëri thirrje të dy palëve të zbatojnë konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shtetit në takimin e tyre në San-Francisko dhe të vazhdojnë të përdorin mirë platformat e grupit të punës ekonomike Kinë-ShBA për të thelluar shkëmbimet dhe bashkëpunimin.
Ai nxiti gjithashtu përpjekjet për të forcuar konsensusin, për të arritur rezultate dhe për të stabilizuar e zhvilluar marrëdhëniet ekonomike dypalëshe, duke sjellë më shumë përfitime për sipërmarrjet dhe popujt e të dy vendeve.