Kinë, ofrohet garanci e fuqishme për investim nga jashtë
2024-02-07 17:43:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Investimet janë një ndër tre motorët kryesorë për zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja luajnë një rol aktiv për gjallërinë e ekonomisë kineze. Në korrik të vitit 2023, Ministria e Tregtisë e Kinës publikoi 24 politikat për përmirësimin e mëtejshëm të mjedisit për biznesin e huaj dhe për tërheqjen e investimeve nga jashtë. Krahas kësaj, në mbledhjen qendrore të punës ekonomike të Kinës që u zhvillua në fund të vitit 2023, u kërkua që të konsolidohet baza e investimeve të huaja.

 

Pak kohë më parë, ministri kinez i Tregtisë Wang Wentao bëri të ditur para mediave që gjatë këtyre muajve qysh prej publikimit të politikave për nxitjen e investimeve të huaja, Ministria e Tregtisë, bashkë me sektorët e tjerë, kanë nxitur fuqishëm zbatimin e 59 masave konkrete dhe mbi 60 % e këtyre masave janë vënë në zbatim ose janë nxitur në mënyrë pozitive.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ndër këto 59 masa, dhjetë janë realizuar plotësisht, 28 kanë realizuar arritje fazore dhe 21 po nxiten aktivisht,” u shpreh Wang në një konferencë shtypi të organizuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit.

 

Ministri bëri të ditur gjithashtu se përjashtimi prej taksave për investitorët individualë nga jashtë dhe rimbursimi i taksave për institucionet kërkimore me investime të huaja që blejnë pajisje vendëse janë zgjatur deri në fund të vitit 2027. Po ashtu, është vënë në përdorim zyrtarisht versioni i ri i kartës së identitetit për të huajt me banim të përhershëm dhe është publikuar udhëzimi për punën dhe jetën e biznesmenëve të huaj në Kinë, çka ka lehtësuar jetën e të huajve në Kinë lidhur me udhëtimet dhe konsumin.

 

Në shtator 2020, Këshilli i Shtetit i Kinës miratoi ndërtimin e zonës eksperimentale të tregtisë së lirë të Pekinit, që do të veçohet nga zonat e tjera për inovacionin teknologjik, hapjen e sektorit të shërbimeve dhe ekonominë digjitale.

 

Pas tre vjetëve ndërtim, kjo zonë i ka sjellë energji të re zhvillimit me cilësi të lartë të ekonomisë së kryeqytetit kinez.

 

Të dhënat statistikore tregojnë që në vitin 2023, në Pekin janë krijuar 1729 ndërmarrje me investime të huaja, 22.8 % më shumë se në vitin pararendës, ndërsa numri i ndërmarrjeve të huaja të reja në Pekin zuri 14.9 % të numrit të përgjithshëm.

 

Siç mësohet, ndër këto ndërmarrje të reja me investim të huaj, rreth 90 % janë fokusuar në katër fusha: kërkime shkencore dhe sektorin e shërbimit; dhënie me qira dhe shërbim komercial; shitje me pakicë e shumicë; kulturë, sport dhe argëtim.

 

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas të dhënave statistikore, më 2023, import-eksporti i Pekinit me vendet e “Një brez, një rrugë” ka arritur 1.92 trilionë juanë, 52.7 % të nivelit total. Krahas kësaj, zona eksperimentale e tregtisë së lirë e Pekinit ka shënuar vlerën 462.43 miliardë juanë në import-eksport, 2.7 % më shumë se në vitin 2022, duke zënë 12.7 % të vëllimit të përgjithshëm të import-eksportit të qytetit.

 

Krahas zonës së tregtisë së lirë, në Pekin janë krijuar edhe dy parqe industriale, përkatësisht Kinë-Gjermani dhe Kinë-Japoni, të cilat janë platforma të rëndësishme për hapjen dhe zhvillimin e këtij qyteti të madh.

 

Në këto parqe industriale, mund të shohim efektet fillestare për bashkëpunimin ndërkombëtar. Në parkun Kinë-Gjermani janë zhvilluar në mënyrë të dukshme sektorët, si makinat inteligjente me energji të re, pajisjet inteligjente dhe ekonomia digjitale, duke u formuar një mjedis grupimi i ndërmarrjeve gjermane, dhe të ardhurat e ndërmarrjeve në këtë park kanë shënuar rritje 33.2 %. Ndërsa parku Kinë-Japoni është fokusuar në përmirësimin i mjedisit hardware me përmirësimin e shërbimeve software, me synim që të formohet imazhi i markave. Sipas të dhënave të fundit, deri tani këtu janë tërhequr gjithsej mbi 100 kompani të huaja.

 

Krahas kryeqytetit, edhe në Wuhan të Kinës Qendrore janë hapur qendrat tregtare “AEON Mall” nga Japonia dhe “Sam’s Club” nga SHBA-ja. Është hapur një supermarket gjermane ALDI në Shangai, kurse në Shenzhen të Kinës Jugore është hapur një qendër tregtare COSTCO me investim amerikan.

 

Për të ardhmen, shumë ndërmarrje të huaja janë optimiste. “Walmart” parashikon që çdo vit të hapen 6 ose 7 qendra të reja në Kinë dhe “Lawson” nga Japonia u shpreh që numri i dyqaneve të saj në Kinë do të arrijë në 10 mijë deri më 2025.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Edhe pse kanë pasur përmirësim të dukshëm në mjedisin e biznesit, këto arritje nuk janë pika e mbërritjes për qeverinë kineze.

 

“Për çdo vështirësi dhe problem, ndërmarrjet e huaja mund t’i tregojnë Ministrisë së Tregtisë nëpërmjet tre kanaleve kryesore: grupeve të posaçme të punës, tryezave të rrumbullakëta për investimet e huaja dhe sistemit online të ‘mbledhjes dhe trajtimit të kërkesave nga ndërmarrjet e huaja’. Ne do të nxisim aktivisht zgjidhjen e çështjeve përkatëse dhe të nxisim zbatimin konkret të politikave përkatëse,” theksoi ministri Wang Wentao para mediave. (Jiang Lei)