CMG-ja: Sekretet e mirëpritjes së mallrave kineze në tregjet e huaja
2024-02-07 15:29:07

foto nga CFP

foto nga CFP

Me afrimin e Festës së Pranverës të Vitit të Loongut, Vitit të Ri Kinez, atmosfera e festës është përhapur në mbarë botën. Tani afro 20 vende të botës e kanë caktuar Festën e Pranverës si festë zyrtare dhe afro një e pesta e popullsisë së botës e kremtojnë Vitin e Ri Kinez në forma të ndryshme.

Kohët e fundit është përhapur gjerësisht në internet një video e shkurtër për blerjen e mallrave me rastin e Festës së Pranverës nga të huajt. Një zonjë britanike rekomandoi biçikletën elektrike të markës kineze si dhuratë për Festën e Pranverës dhe tha se do të blejë një të tillë për vëllanë.

Sipas të dhënave nga platforma e tregtisë elektronike ndërkufitare pranë grupit “Alibaba”, mallrat me elemente loong-u për Festën e Pranverës, si zarfat e kuq, letrat e prera për dritaret, nyjat kineze, paralelizmat pranverorë etj., u shitën në mbi 100 vende të botës.

Mallrat e markave kineze janë të mirëpritura jo vetëm me rastin e Festës së Pranverës. Vitin e kaluar, produktet kineze u bënë “cikloni kinez” gjatë “së premtes së zezë” në Korenë e Jugut. Vitet e fundit, batanijet elektrike kineze, si mjete magjike për ngrohje, kanë njohur një hov blerjesh në dimër në Evropë. Edhe pija e çajit dhe produktet kozmetike kineze janë parapëlqyer për të rinjve të huaj.

foto nga CFP

foto nga CFP

"Cilat janë sekretet e mirëpritjes së mallrave kineze në tregjet e huaja?" pyet Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull të tij.

Për konsumatorët, funksioni praktik vihet në plan të parë, thekson CMG-ja, duke marrë si shembull biçikletën elektrike. Qysh prej Vitit të Ri të sivjetshëm, është shtuar në mënyrë të vrullshme vëllimi i blerjes së biçkletave elektrike kineze nga konsumatorët amerikanë ndërmjet platformave të tregtisë elektronike. Në fund të fundit, ky mjet i thjeshtë për udhëtime të shkurtra përputhet me kërkesat e fermave të mëdha evropiane e amerikane e të rrugëve të ngushta në qytetet evropiane dhe u pëlqen përdoruesve evropianë e amerikanë. Funksioni praktik, cilësia e mirë dhe teknologjia e pjekur janë shkaqet e mirëpritjes së produkteve kineze në tregjet e huaja, ndërsa ato mbështeten te epërsia në zinxhirin industrial dhe në zinxhirin e furnizimit, që Kina e ka fituar me përpjekje të gjata.

Edhe përvoja e mirë e blerjes së produkteve kineze pohohet nga konsumatorët e huaj, thuhet në artikullin e CMG-së. Në një raport të fundit të gazetës së Singaporit “Lianhe Zaobao” rrëfehet një histori të tillë: një banor i qytetit Ho Shi Min në Vietnam bleu një ibrik elektrik me kapacitet 2.5 litra nga një platformë kineze e tregtisë elektronike dhe kostoja e transportit ishte më e lirë se po ta kishte blerë në Vietnam. Kjo varet jo vetëm nga sistemi efikas i logjistikës kineze, por edhe nga zgjerimi aktiv i platformave kineze të tregtisë elektronike në vende të tjera, komentoi CMG-ja. Sipas të dhënave statistikore, në vitin 2023, ndër dhjetë aplikacionet kryesore në celular për blerje në mbarë botën, gjysma qenë kineze.

foto nga

foto nga JD

Ndërkohë, falë aftësisë së novacionit dhe elasticitetit në përputhje me kërkesat vendore, pajisjet elektronike “të krijuara nga Kina” u kanë sjellë konsumatorëve të mbarë globit një përvojë të re magjike. Sipas një raporti i publikuar ditët e fundit nga agjencia e shërbimeve të kontabilitetit “Ernst & Young”, Kina, si bazë e rëndësishme dhe eksportuesja kryesore e produkteve elektronike të konsumit dhe e pajisjeve elektronike shtëpiake, zë mbi 22 për qind të vëllimit të shitjeve në tregun global.

Edhe vlera e veçantë kulturore e produkteve kineze ka tërhequr konsumatorët e botës. Pjesa e dalluar e kulturës tradicionale kineze është “gjeni më thelbësor” i produkteve kineze, komentoi CMG-ja, duke marrë si shembull një markë të artikujve të kozmetikës, që ka përdorur teknikën e minirelievit lindor në një të kuq buzësh dhe mjeshtrinë e porcelanit të bardhë mijëvjeçar e artin e stolive të argjendta të kombësisë miao në paketimin e produktit. Tani 48 marka kineze përfshihen në “500 markat kryesore botërore”, duke zënë vendin e tretë në botë.

Produktet kineze, të mirëpritura në tregjet e huaja, kanë nxitur jo vetëm lulëzimin e tregtisë dhe zhvillimin e ekonomisë botërore, por edhe shkëmbimet midis qytetërimeve, duke i çuar botës forcën pozitive të Kinës, përfundoi komenti i CMG-së.