Xi Jinping-u çon letër urimi për përurimin e Stacionit "Qinling" në Antarktikë
2024-02-07 15:59:52

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi të mërkurën një letër urimi për përfundimin e ndërtimit dhe vënien në funksionim të Stacionit "Qinling" në Antarktikë. 

"Qinling", stacioni i pestë kërkimor i Kinës në Antarktikë, nisi funksionimin të mërkurën.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, u shprehu përshëndetjet dhe urimet e tij të sinqerta për Vitin i Ri Kinez studiuesve të çështjeve polare. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Duke vënë në dukje se ky vit shënon 40-vjetorin e ekspeditës polare të Kinës, ai tha se kauza e kërkimeve polare e Kinës ka arritur rezultate frytdhënëse dhe përfundimi i ndërtimit të Stacionit "Qinling" do të japë një garanci të fortë për shkencëtarët në Kinë dhe anembanë botës për të vazhduar të eksplorojnë misteret e natyrës dhe për të ngritur me guxim më tej majat e shkencës. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Xi bëri thirrje për një njohje, mbrojtje dhe përdorim më të mirë të rajoneve polare, për të dhënë kontribute të reja dhe më të mëdha për të mirën e njerëzimit dhe për ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.