Wei Zhaoxia dhe nëna e saj/ foto nga CMG
Një varg klientësh shihen jashtë një dyqani të vogël ushqimesh indoneziane në Nanning, rajoni autonom Guangxi Zhuang i Kinës jugore, pavarësisht shiut. Ata presin tortën në formë breshke të sapopjekur, e cila simbolizon shëndetin dhe jetëgjatësinë.
Dyqani drejtohet nga Wei Zhaoxia, një kineze me prejardhje indoneziane. Lloje të ndryshme shijesh indoneziane ofrohen në dyqan, duke përfshirë ëmbëlsira me nëntë shtresa, “dumplings” orizi, biskota kokosi dhe tortë sago.
Ëmbëlsirat indoneziane kanë fituar popullaritet ndër konsumatorët kinezë vitet e fundit. Porositë për delikatesën e ëmbël si në internet ashtu edhe në dyqane në Kinë kanë filluar të rriten me afrimin e Festës së Pranverës.
foto nga CMG
Dyqani i Wei po përjeton një fluks të vazhdueshëm klientësh, shpesh duke u larguar me çanta të mbushura me ëmbëlsira të ndryshme. Një kliente e rregullt, Li Junyang, shkon shpesh në dyqan me miqtë e saj për blerjet në sezonin festiv.
“Me afrimin e Festës së Pranverës, këto ëmbëlsira të japin edhe kënaqësi personale, por shërbejnë edhe si dhurata”,- shpjegoi ajo.
Wei ia atribuon suksesin e dyqanit të saj përshtatshmërisë dhe inovacionit. “Ne i kemi përshtatur recetat tona për të qenë më të ndërgjegjshëm për shëndetin, duke integruar fara të ndryshme dhe duke reduktuar përmbajtjen e vajit dhe sheqerit”,- tha Wei.
Ajo thekson se e ka kuptuar që para 20 vjetësh potencialin e specialiteteve indoneziane. “Mediet sociale kanë rritur më tej shtrirjen tonë, duke tërhequr klientë të rinj, duke përfshirë shumë studentë indonezianë”,- deklaron Wei.
Colin Cai / foto nga Xinhua
I të njëjtit mendim është edhe Colin Cai, një tjetër sipërmarrës kino-indonezian. Restoranti i tij, i cili ndodhet në zonën e zhvillimit ekonomik Guangxi-ASEAN, ka qenë mjaft i ngarkuar këto ditë, veçanërisht para Festivalit të Pranverës.
“Muaji para Vitit të Ri Hënor Kinez është më i ngarkuari. Ndërsa fama e kuzhinës indoneziane rritet, ne e gjejmë veten më të zënë se kurrë, madje e gjithë familja është e përfshirë në përgatitjen e ushqimeve”,- tha Cai.
Si Wei ashtu edhe Cai theksojnë rëndësinë e autenticitetit në ofertat e tyre të kuzhinës, duke blerë produkte direkt nga Indonezia. “Interneti dhe tregtia e përmirësuar ndërkufitare e kanë bërë shumë më të lehtë marrjen e produkteve indoneziane”,- vuri në dukje Cai.
foto nga Xinhua
Luo Shelan, një anëtare e familjes së kinezëve vietnamezë në qytetin Liuzhou, Guangxi, tha se punishtja e saj e ëmbëlsirave ka marrë gati 20.000 juanë (rreth 2800 dollarë amerikanë) porosi në prag të Festivalit të Pranverës deri më tani.
“Kam filluar të ftoj edhe miqtë e mi të bëjnë ëmbëlsira, duke shpërndarë video në internet”,- tha Luo, duke synuar të frymëzojë më shumë njerëz që të angazhohen vetë në bërjen e ëmbëlsirave indoneziane, pasi koha e ruajtjes së tyre është mjaft e shkurtër dhe mund të dëmtohen lehtësisht gjatë paketimit dhe transportit.
Ushqimet indoneziane janë shtrirë përtej rajoneve si Fujian, Guangxi dhe Hainan, duke u përhapur në të gjithë Kinën përmes internetit. Në platformat online të Kinës, shfaqen receta për ëmbëlsira indoneziane dhe shumë adhurues të ushqimit në mbarë vendin do të blinin përbërës në internet dhe do të përpiqeshin t'i bënin vetë ato.
Gu Jia, rreth të njëzetave, ndau recetën e saj të pudingut me shtresa kokosi në “Xiaohongshu”, platforma e mediave sociale e Kinës e fokusuar në stilin e jetës.
“E provova këtë puding gjatë udhëtimit tim në Indonezi dhe më pëlqeu. Kështu që bleva në internet përbërësit e tij, si gjethe shumëngjyrëshe, qumësht kokosi, tapiokë, për të bërë pudingun për familjen time në këtë Festë të Pranverës”,- tha Gu.