Një dimër me shije: Tradita kineze për ruajtjen e mishit
2024-02-06 09:47:30

CFP

një foto mbi La Wei Fan, një pjatë orizi e përbërë me barkun e derrit të kuruar./CFP

La rou, ose mishi i konservuar, është një specialitet i stinës së dimrit në Kinë. Ka shumë lloje mishi të konservuar në Kinë me përbërës dhe receta të ndryshme, duke krijuar një gamë të gjerë shijesh nga e ëmbla në pikante.

Ato prodhohen zakonisht gjatë la yue, muaji i fundit hënor në kalendarin tradicional kinez, kur temperatura është e ftohtë, por jo deri në ngrirje, për ta tharë e ruajtur këtë mish. La rou në përgjithësi quhen produktet e derrit, ndërsa mishi tjetër i përpunuar, la wei, bëhet në të gjithë Kinën në varësi të kushteve vendore, duke përdorur pata, rosa, lepuj e madje edhe ushqime deti.

Mishi i konservuar cilësohet si një formë e trashëgimisë kulturore në shumë vende. Në ngjashmëri me proshutën dhe salsiçet, mishi i konservuar kinez bëhet me sasi të mëdha kripe dhe disa lloje tymosen në zjarr për të shtuar shijen.

Ja një përmbledhje e llojeve të ndryshme të mishit të konservuar kinez.

CFP

Fotografia e bërë më 14 janar 2024 tregon salcice në shitje në Shaoxing, Provinca Zhejiang./CFP

CFP

Një fotografi tregon rosë dhe pulë të kuruar në Xiangyang, Provinca Hubei./CFP

Në shumë qytete të Kinës gjeni lehtë copa barku derri të bëra vetë dhe salçiçe të varura në ballkonet e dritaret e apartamenteve, pranë rreshtave të rrobave.

Copat e barkut të derrit të tharë duken si mish i tharë në diell, por kanë një shije të këndshme pas tymosjes. Ato përdoren si përbërës në shumë gjellë kineze për të krijuar më shumë shtresa shijeje, por rrallë gatuhen si ushqim kryesor.

Salsiçja e çdo rajoni ka erëzat dhe shijen e vet të veçantë. Variacioni kantonez është i ëmbël, i aromatizuar me sheqer, verë orizi dhe salcë soje. Në provincën Sichuan, salsiçet priren të jenë më pikante. Ato ndreqen me spec djegës dhe piperi Sichuan-i pluhur. Të dyja janë zgjedhje të shkëlqyera si shoqëruese për pjata si orizi i skuqur me perime.

Proshuta e tharë nga Jinhua, një qytet në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, është një ushqim i njohur me një histori prej më shumë se 1000 vjetësh. Ndryshe nga proshuta e butë dhe e freskët në shumë dyqane, proshuta e tharë Jinhua ka një aromë intensive umami.

Kofshët e derrit marinohen në kripë për më shumë se 35 ditë. Pastaj kripa shpëlahet dhe këmbët e derrit varen për t'u tharë për disa ditë. Produkti përfundimtar mund të shitet për rreth 80 dollarë copa, në varësi nga madhësia dhe koha e tharjes e tij.

CFP

Një fotografi tregon barkun e derrit të kuruar të varur në një raft./CFP

Produktet e ndrequra të shpendëve preferohen zakonisht në Kinën Jugore. Mishi i tyre fërkohet me baijiu - një raki kineze me përmbajtje të lartë alkooli - përpara se të kripen, gjë që e than mishin dhe parandalon rritjen e baktereve në të. Ato përdoren shpesh për supë dhe zihen në avull me oriz.

Për shkak të kufizimeve të importit, ato shihen shumë rrallë në supermarketet e vendeve perëndimore, megjithatë, kjo nuk i pengon kinezët që banojnë jashtë vendit të bëjnë la rou ose la wei vetë në shtëpi.(Xu Guang)

CFP

Një punëtor në një fabrikë në Jinhua, Provinca Zhejiang, var proshutën e tharë më 7 dhjetor 2023./CFP