Shorti i ‘Eurovision 2024’, vendos kur këndon Shqipëria
2024-02-06 17:39:42

Hedhja e shortit të  Eurovizion (Foto nga Youtube)

Hedhja e shortit të  Eurovizion (Foto nga Youtube)

Shorteu i gjysmë-finaleve për garën e ‘Eurovision 2024’ u zhvillua javën që shkoi në Malmo të Suedisë bashkë me një ceremoni, ku simboli i qytetit pritës kaloi nga Liverpuli, që u mbajt vitin e kaluar, duke shkuar këtë vit tek miqtë suedezë. Edicioni i këtij vitit i Eurovizion 2024, do të nisë me gjysmëfinalen e parë më 7 maj, për të vijuar me të dytën më 9 maj, si dhe finalja e madhe që pritet të mbahet më 11 maj 2024. Prezantueset e shorteut të gjysmë-finales për ‘Eurovision 2024’ ishin Farah Abadi dhe Pernilla Månsson Colt. Ndërsa Ebba Adielsson, producente ekzekutive eSVT për ESC 2024 theksoi:

“Shorti i gjysmë-finales është një moment kyç në kalendarin vjetor të Eurovisionit duke nisur këtë pranverë emocionuese, ku do të festojmë muzikën në të gjitha format e saj”.

Kryetarja e Bashkisë së Malmos, Katrin Stjernfeldt Jammeh, shtoi se:

“Malmo është një qytet i ri, i larmishëm dhe globalisht i lidhur. Ne adhurojmë të presim botën këtu  dhe punojmë fort për t’u siguruar që qyteti ynë të mbetet i hapur dhe mikpritës për të gjithë ata që zgjedhin të vizitojnë Malmon për Eurovisionin e këtij viti”.

(Foto nga instagrami.jpg

Foto nga instagrami

Shorti i gjysmëfinaleve u transmetua në kanalin zyrtar të Eurovizionit në YouTube dhe  në Mbretërinë e Bashkuar, në BBC 2 dhe në shërbimin e transmetimit të BBC, iPlayer. Nga shorti i hedhur rezultoi se Shqipëria do të garojë në natën e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2024’,  në gjysmën e parë të shteteve garuese, të cilat janë 16,  pra tetë këndojnë në gjysmën e parë dhe tetë në gjysmën e dytë, duke garuar  plot 16 shtete konkurruese gjatë natës së dytë të gjysmëfinales. 

Ndërsa në natën e parë do të jenë 15 shtete garuese. Këtë vit Shqipëria përfaqësohet në ‘Eurovision’ nga këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, e cila u shpall fituese e çmimit të publikut në Festivalin e 62-të të Këngës në Rtsh me këngën me titull “Zemrën n’dorë”.

Këngëtarja Besa Kokëdhima (Balkanweb.com)

Këngëtarja Besa Kokëdhima (Balkanweb.com)

Vetëm 16 shtete do të zgjidhen gjithsej nga të dyja netët gjysmëfinale për të garuar më pas në natën finale për çmimin e madh, ku në finale do u bashkohen edhe 5 shtete finaliste si, Spanja, Gjermania, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, por sigurisht edhe vendi fitues i vitit të kaluar që është Suedia, e cila këtë vit është mikpritëse e Eurovizion 2024.

Pas fitores së çmimi të parë të publikut këngëtarja Besa u prononcua në rrjetet sociale: “Të dashur miq, ju falenderoj jashtë mase, ju dua me gjithë shpirt dhe mezi po prez të shkel në skenën e Eurovizionit dhe t’ju bëj krenar. Do bëj maksimumin, ju dua”, ka theksuar fituesja e Fest’62 Besa Kokëdhima.

Këngëtarja Besa Kokëdhima është një artiste e afirmuar në muzikën shqiptare. Shumë nga këngët e saj të prezantuara ndër vite, apo pjesëmarrëse në festivale të ndryshme janë bërë menjëherë ‘hite’. Besa ka realizuar disa albume muzikore si ‘Besa’ (2006), ‘Evolution’ (2011), ‘Besa për festat’ (2013), ‘Ti je festa ime’ (2014), ky i fundit me këngë festive është konsideruar si një sukses i jashtëzakonshëm. Duket se synimi i këngëtares Besa Kokëdhima është tregu evropian i muzikës. Vitin e kaluar  Besa shkroi një melodi, të cilën ia dërgoi reperit francez Impar, për të bërë një bashkëpunim, ku së bashku me Marin Hoxha, e Kledi Bahiti realizuan intstrumentalen e këngës “Inshallah” në gjuhën frënge, e cila u bë publike në muajin janar të këtij viti.  

Besa Kok毛dhima (Foto Audiomack).jpeg

Besa Kokëdhima (Foto Audiomack)

Ajo ka qenë fituese në disa festivale e çmimeve të para, si në edicionin e 5-të të Top Fest-it në vitin 2008  me këngën “Engjëjt vrasin njëlloj”, në Festivalin "Kënga Magjike" 2013  me këngën “Tatuazh në zemër", si dhe së fundi një tjetër çmim i rëndësishëm në karrierën e saj artistike është fitorja e Festivalit të  62-të të Këngës në Rtsh, nëpërmjet të cilës këngëtarja preu biletën për të fluturuar drejt Malmos në Suedi, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024.

Me “Zemrën n’dorë” do të kemi mundësinë të shohim përfaqësuesen tonë, të zgjedhurën e publikut me anë të votimit në Festivalin e 62-të, të interpretojë në natën e dytë gjysmëfinale, në skenën gjigante të ‘Eurosong’ këtë këngë me tekst nga Rozana Radi, kompozim të Kledi Bahitit dhe Besa Kokëdhimës, si dhe orkestrim nga Kledi Bahiti, Rozana Radi.

Sava Lena