Regullatori kinez i sigurimeve mbështet fuqimisht "Central Huijin" në rritjen e investimeve në tregun e aksioneve
2024-02-06 18:24:22

foto nga VCG

foto nga VCG

Organi rregullator i sigurimeve i Kinës tha të martën se do të mbështesë fuqimisht Kompaninë e Investimeve "Central Huijin" ("Central Huijin") në intensifikimin e përpjekjeve për të zgjeruar praninë e vet në bursë. 

"Ne do të krijojmë kushte më të përshtatshme dhe kanale më të lehta për funksionimin e saj në treg," tha Komisioni Rregullator  i Sigurimeve  i Kinës (CSRC).

Sipas zëdhënësit të këtij komisioni, tani vlerësimi i tregut të aksioneve të kategorisë A është në një nivel historikisht të ulët dhe është theksuar vlera e investimeve afatmesme dhe afatgjata, gjë që është pranuar plotësisht nga institucionet e investimeve, duke përfshirë "Central Huijin". 

foto nga VCG

foto nga VCG

CSRC-ja tha se do të vazhdojë të bashkërendojë dhe udhëzojë investitorët e ndryshëm institucionale, si fondet publike, fondet private, kompanitë e letrave me vlerë, fondet e sigurimeve shoqërore, institutet e sigurimeve dhe fondet e pensioneve, për të hyrë në treg me më shumë forcë. Ajo do të inkurajojë gjithashtu dhe do të mbështesë kompanitë e listuara për të rritur intensitetin e riblerjeve dhe të zotërimit të aksioneve, do të futë më shumë fonde shtesë në tregun e aksioneve të kategorisë A dhe do të bëjë çmos për të mbajtur funksionimin e qëndrueshëm të tregut. 

foto nga VCG

foto nga VCG

"Central Huijin", një kompani shtetërore investimesh, u shpreh në një deklaratë të martën se e njeh plotësisht vlerën aktuale të ndarjes së tregut të aksioneve të kategorisë A dhe ka rritur sferën e saj të investimeve në fondet e tregtuara në bursë. (Artan)