Kina premton marrjen e masave për të rritur konsumin e brendshëm sivjet
2024-02-06 18:19:15

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina do të marrë një sërë masash, të tilla si stimulimi i blerjes së automjeteve dhe pajisjeve shtëpiake, për të rritur konsumin këtë vit, tha të martën një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë. 

"Automjetet, pajisjet dhe orenditë shtëpiake janë fokusi i konsumit tradicional dhe janë të lidhura ngushtë me jetën e njerëzve,"  theksoi zv.ministri i Tregtisë Sheng Qiuping në një konferencë shtypi. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas tij, Kina do të punojë për të nxitur tregtinë e automjeteve këtë vit, për shkak të kërkesës së madhe të blerësve dhe potencialit për zëvendësimin e makinave të vjetra me të reja.

Vitin e kaluar, shitjet e makinave të reja në Kinë i kaluan 30 milionët për herë të parë, 12 për qind më shumë se në vitin 2022. Vëllimi i tregtisë së makinave të përdorura arriti në 18.41 milionë njësi në vitin 2023, me një rritje prej gati 15 për qind. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Pronësia e makinave ka arritur në 340 milionë në Kinë, duke u renditur në vendin e parë në botë, sipas zv.ministrit. 

Kina do të inkurajojë gjithashtu rinovimin e shtëpive të vjetra dhe zëvendësimin e pajisjeve shtëpiake, si pjesë e një pakete masash për të rritur kërkesën e brendshme, shtoi Sheng. (Artan)