Kina shpall masa të reja për të tërhequr investimet e huaja
2024-02-05 20:54:07

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina do të paraqesë masa të reja që synojnë tërheqjen dhe maksimizimin e investimeve të huaja, sipas një njoftimi nga organi i planifikimit ekonomik shtetëror të hënën.

Plani do të fokusohet në lehtësimin e investimeve ndërkufitare dhe zgjerimin e hapjes institucionale, me theks të veçantë në shkurtimin e listës negative për hyrjen e investimeve të huaja.

Kufizimet për investimet e huaja në sektorin e prodhimit do të hiqen plotësisht dhe do të nxitet bashkëpunimi ndërkombëtar në investimet industriale.

Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës i Kinës planifikon të heqë çdo kufizim të paarsyeshëm e të sigurojë konkurrencë të ndershme.

Ministria kineze e Tregtisë do të punojë për të zbatuar masat e ndryshme dhe do të ofrojë përditësime mbi përparimin e bërë në fushat kanë lidhje me sipërmarrjet e huaja.

Kjo përfshin prokurimin qeveritar, vendosjen e standardeve dhe lehtësimin e investimeve.

foto nga VCG

foto nga VCG

Ministria po përgatitet gjithashtu të zbatojë rregullat për qarkullimin ndërkufitar të të dhënave, të formuluara nga organi rregullator i hapësirës kibernetike i Kinës.

Pavarësisht nga një rënie prej 8 për qind në përdorimin e kapitalit të huaj në krahasim me vitin pararendës, në Kinë pati një rritje të ndjeshme të numrit të ndërmarrjeve të sapokrijuara me investime të huaja në vitin 2023, duke arritur në 53 766.

foto nga VCG

foto nga VCG

Përdorimi real i kapitalit të huaj mbeti në një nivel historikisht të lartë, duke arritur në 1.13 trilion juanë (160 miliardë dollarë).  (Fang Xiaoyu/Artan)