CMG-ja: Përpjekjet e Filipineve për ndërtimin e një “rrethi të vogël” në Detin e Kinës Jugore do dështojnë
2024-02-04 17:15:36

Presidenti filipinez Ferdinand Romualdez Marcos përfundoi së fundmi vizitën e tij në Vietnam, gjatë së cilës pretendeoi se ishte “i shqetësuar” për mosmarrëveshjen e sovranitetit midis Filipineve dhe Kinës. Disa media perëndimore bashkëpunuan gjithashtu në nxjerrjen në pah të çështjes së Detit të Kinës Jugore dhe ekzagjerimit të të ashtuquajturit "kërcënim kinez".

foto: VCG

Disa ekspertë thanë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) se Filipinet dëshirojnë të shfrytëzojnë çështjet e sigurisë për të krijuar një “rreth të vogël” që synon Kinën në Detin e Kinës Jugore dhe për të rritur presionin ndaj këtij vendi. 

Ish-zëdhënësi presidencial në Filipine Rigoberto Tiglao lëshoi ditët e fundit një deklaratë, ku thuhej se “është shumë e lehtë që ShBA-të të na shpëlajnë trurin”. Ky tregon pjesërisht edhe arsyen për lëvizjen aktuale të rrezikshme të Filipineve. Prej vitit të kaluar, ShBA-të kanë rritur përpjekjet e tyre për të nxitur të ashtuquajturën “Strategjia e Indo-Paqësorit” dhe shtuar presionin e stimujt për qeverinë aktuale të Filipineve, në një përpjekje për t’i kthyer ato në një “pararojë” antikineze në Detin e Kinës Jugore. 

Në të njëjtën kohë, Marcos po përballet me një sfidë qeverisjeje brenda vendit. Sipas të dhënave nga instituti filipinez i sondazheve “Asia pulse”, 73 për qind e njerëzve në vend janë të pakënaqur me performancën e qeverisë në kontrollin e inflacionit. Në këtë kontekst, Marcos devijon qëllimisht konfliktet e brendshme, duke ekzagjeruar gjoja kërcënimet e jashtme dhe konsoliduar pozicionin e tij qeverisës. 

Thelbi i qëllimit të Filipineve është që t’i kthejë në shumëpalëshe çështjet dypalëshe. Për një kohë të gjatë, Kina dhe vendet e ASEAN-it kanë eksploruar mënyra për të zgjidhur siç duhet mosmarrëveshjet përmes dialogut, konsultimit dhe zhvillimit të përbashkët, duke këmbëngulur që mospajtimet për çështje të ndryshme të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe me konsultime miqësore. Filipinet, për interesat e saj dhe ndonjë vend jashtë rajonit, po përpiqen të krijojnë një “rreth të vogël” kundër Kinës. Kjo jo vetëm e ndërlikon dhe e zgjeron mosmarrëveshjen, por gjithashtu shkel edhe frymën e Deklaratës për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore dhe dëmton përpjekjet e hershme të përbashkëta të vendeve të rajonit.

Qasja e Filipineve është vetëm një pakicë brenda ASEAN-it. Prej vitit të kaluar, përballë veprimeve të pamatura dhe kërcënuese të Filipineve në rajonin e Detit të Kinës Jugore, asnjë vend i ASEAN-it nuk e përkrah Manilën zyrtare. Kjo tregon konsensusin e vendeve të ASEAN-it që Deti i Kinës Jugore duhet të jetë një det i paqes, i miqësisë dhe i bashkëpunimit. Për më tepër, ASEAN-i ka përfituar shumë nga marrëdhëniet e saj të thella ekonomiko-tregtare me Kinën. Në vitin 2023, ASEAN-i ishte partneri më i madh tregtar i Kinës, duke e ruajtur këtë status për 4 vite radhazi. Përpjekja për t'i kthyer vendet e ASEAN-it në agjentë konflikti dhe konfrontimi bie ndesh me interesat e tyre themelore dhe do të ngjallë vetëm pakënaqësi dhe rezistencë.

foto: VCG

foto: VCG

Ishull Huangyan dhe Guma Renai janë territor i natyrshëm i Kinës. Gjatë viteve, përballë provokimeve të përsëritura të Filipineve, Kina ka treguar përmbajtje dhe durim të madh. Megjithatë, Filipinet vijojnë të ndërmarrin vazhdimisht rreziqe të dëshpëruara dhe janë përpjekur të zgjerojnë çështjet dypalëshe, çka vetëm do të dëmtojë interesat e tyre afatgjata. Filipinet duhet të reflektojnë për politikën e saj të jashtme, në vend që të lidhin të ardhmen dhe fatin e tyre me një hegjemon ekstraterritorial jo të besueshëm dhe me mentalitet kumarxhiu. (Li Huailiang/Edmond)