Kina publikon "dokumentin qendror nr.1" për vitin 2024
2024-02-04 17:25:55


Foto: VCG

Kina publikoi të shtunën "dokumentin qendror nr.1" për vitin 2024, duke përshkruar prioritetet për nxitjen e plotë të rigjallërimit rural për këtë vit.

Dokumenti përfshin gjashtë pjesë, duke përfshirë sigurimin kombëtar të ushqimit, parandalimin e çdo rikthimi të varfërisë në shkallë të gjerë, përmirësimin e zhvillimit të industrive rurale, forcimin e ndërtimit rural, rritjen e qeverisjes rurale dhe forcimin e udhëheqjes së PKK-së në punët që kanë lidhje me bujqësinë, zonat rurale dhe fermerët.

foto: VCG

foto: VCG

Si deklarata e parë e politikave të 2024-ës, e cila lëshohet nga autoritetet qendrore të Kinës çdo vit, dokumenti shihet si një tregues i prioriteteve të politikave. Sipas këtij dokumenti, për të avancuar modernizmin e stilit kinez duhet të forcohen përpjekjet në hedhjen e një themeli të fortë për bujqësinë. Dokumenti bën thirrje për mësimin dhe zbatimin e koncepteve të zhvillimit, metodat e punës dhe mekanizmat e promovimit të përfshira në "Demonstrimin e Një Mijë Fshatrave dhe Rinovimit të Dhjetë Mijë fshatrave", si dhe zbatimin e plotë, të saktë dhe të gjithanshëm të filozofisë së re të zhvillimit.

foto: VCG

foto: VCG

Është e domosdoshme të rritet niveli i zhvillimit industrial rural, zhvillimi dhe qeverisja rurale, të forcohen masat për të rritur të ardhurat e fermerëve dhe përmirësuar lëvizjen transformuese drejt shkencës, teknologjisë dhe reformës, thuhet në dokument. (Li Huailiang/Edmond)