Të premten, u zhvillua në Agjencinë e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës aktiviteti promovues për Galanë e Festës së Pranverës të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Tema kryesore e aktivitetit është "ndjekja e Galasë me rastin e Festës së Pranverës", e cila synon të promovojë shkëmbimet njerëzore dhe ato mes qytetërimeve përmes kulturës së Festës së Pranverës. Në aktivitet morën pjesë mbi 300 të ftuar, duke përfshirë sekretaren e përgjithshme të Agjencisë së OKB-së në Gjenevë Tatiana Valovaya, përfaqësuesin e përhershëm të Kinës në Agjencinë e OKB-së në Gjenevë dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare në Zvicër Chen Xu, përfaqësuesin e përhershëm të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) Li Chenggang, sekretaren e përgjithshme të OBT-së Ngozi Okonjo-Iweala etj.
Në videofjalimin e mbajtur në këtë aktivitet, drejtori i CMG-së Shen Haixiong u shpreh se Festa e Pranverës është festa më e rëndësishme tradicionale e kombit kinez. Pak kohë më parë, Asambleja e 78-të e Përgjithshme e OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë për përcaktimin e Festës së Pranverës si ditë pushimi e OKB-së. Kjo jo vetëm që tregon plotësisht magjinë e qytetërimit kinez dhe kulturës orientale, por shfaq edhe konceptin e shumëllojshmërisë dhe gjithëpërfshirjes së vlerave kulturore të përhapur nga OKB-ja. Sot shikimi i Glasë së Festës së Pranverës në vigjilje të saj është bërë një zakon i ri me rastin e Vitit të Ri Kinez. Këtë vit, CMG-ja do të përgatitë një gala të gëzueshme, duke bashkuar artin, teknologjinë e lartë, kulturën tradicionale kineze dhe qytetërimin modern.
Sekretarja e përgjithshme e Agjencisë së OKB-së në Gjenevë Tatiana Valovaya u shpreh se Festa e Pranverës është një festë tradicionale me histori të gjatë dhe një moment i ribashkimit familjar. "Vitin e kaluar, bota përballoi shumë sfida. OKB-ja e falënderon Kinën për mbrojtjen e multilateralizmit dhe zhdukjen e varfërisë e urisë. Kina po luan një rol kyç për realizimin e rendit të ditës, por edhe për zhvillimin e vazhdueshëm 2030. Uroj shëndet, suksese e lumturi në vitin e Loong-ut (Dragoit) sipas kalendarit bujqësor kinez." - tha Tatiana Valovaya.
Edhe sekretarja e përgjithshme e OBT-së Ngozi Okonjo-Iweala uroi për lumturinë e popullit kinez në Vitin e "Loong-ut". Ajo shprehu shpresën se vendet e ndryshme do ta shtojnë bashkëpunimin për të zgjidhur problemet e ndryshme globale.
Kohët e fundit, CMG-ja ka organizuar aktivitete promovues për Galanë e Festës së Pranverës në vende si ShBA, Kenia dhe Zcicra, duke përhapur magjinë e Festës së Pranverës dhe kulturës kineze. (Fani)