Kina prodhon aeroplan katërvendësh me motor me hidrogjen
2024-02-02 15:34:29

Një prototip avioni kinez me katër vende me djegie të brendshme me hidrogjen e kreu fluturimin e vet të parë të hënën në Shenyang të provincës Liaoning të Kinës Verilindore. 

Avioni, kur ndodhet në një lartësi fluturimi prej 200 metrash, ka energji të mjaftueshme dhe një nivel të pranueshëm lëkundjeje, ndërsa tregon një paraqitje të mirë, u shpreh Xu Xiaoben, piloti i fluturimit provë. 

Avioni ka gjatësi 8.2 metra dhe mund të mbajë deri në 4.5 kilogramë gaz hidrogjeni me trysni të lartë. Shpejtësia e tij normale e fluturimit është 180 kilometra në orë. 

Ky është aeroplani i parë i aviacionit të përgjithshëm i prodhuar në mënyrë të pavarur në Kinë që ka një motor me djegie të brendshme me hidrogjen.