Wang Yi: Kina, e gatshme të kontribuojë më shumë për paqen dhe lulëzimin botëror
2024-02-01 15:15:48

Foto nga MPJ-ja

Kina është e gatshme të bashkojë forcat për miqësinë e bashkëpuniminin ndërkombëtar dhe të kontribuojë më shumë për paqen dhe lulëzimin botëror, u shpreh të mërkurën ministri i Jashtëm kinez Wang Yi në një pritje për Vitin e Ri të mbajtur nga Ministria e Jashtme kineze në Pekin. 

Më tepër se 400 veta ndoqën veprimtarinë, duke përfshirë të dërguar diplomatikë nga vende të ndryshme, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kinë dhe përfaqësues të organeve të qeverisë kineze.

Kina vijon të jetë e përkushtuar për dialogun dhe bashkëpunimin, ka shërbyer si një shtyllë e fortë në ndërveprimet e shëndetshme midis vendeve të mëdha dhe ka vepruar mbi parimet e miqësisë, sinqeritetit, përfitimit të ndërsjellë dhe përfshirjes, theksoi kryediplomati. 

Sipas tij, Kina, si një anëtare e vendosur e Jugut Global, ka ndjekur parimin e përparimit të të gjithëve dhe përkrah vendet në zhvillim të përshpejtojnë modernizimin e tyre. 

Wang vuri në dukje të tej se Kina do të mbetet e përkushtuar ndaj hapjes e bashkëpunimit dhe do të japë ndihmesë të mëtejshme për zhvillimin e përbashkët global.

Martin Mpana, dekani i trupit diplomatik në Kinë dhe ambasador i Kamerunit në Kinë, i shprehu urime popullit kinez për Vitin e Ri në emër të trupit diplomatik. Ai tha se vendet e mbarë botës janë të gatshme të bëjnë përpjekje të përbashkëta, në udhëheqjen e tre nismave globale të propozuara nga Kina, për ta bërë botën më të sigurt, më paqësore dhe më të lulëzuar.