Eurovizioni (Foto Rtsh)
Shqipëria do të garojë në natën e dytë të gjysmëfinales së “Eurovision 2024” që do të zhvillohet në Malmo të Suedisë. Pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se këngëtarja shqiptare do të jetë e 6-a në radhë, të enjten e 9 majit 2024, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë, bën të ditur “RTSH”.
Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2024”, me këngën “Zemrën n'dorë”.
Ajo ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovision-it.
Vetëm 16 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shteteve finaliste që janë: Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania, si dhe vendi fitues i vitit të kaluar që është Suedia. (Elona)