Chen Lijun, aktorja që ka tërhequr të rinjtë në teatër
2024-02-01 14:58:05

foto nga CMG

Chen Lijun, aktore e re e operës "Shaoxing" / foto nga CMG

Kohët e fundit, interpretimet e Chen Lijun-it, një aktore e re e operës "Shaoxing", kanë fituar vëmendje të gjerë në platformën e videove të shkurtra "Douyin" (versioni kinez i "TikTok"-ut), kur ajo luan një personazh mashkull.

Deri në fund të vitit 2023, shfaqja e Chen-it ishte vënë në skenë mbi 140 herë, me 70 për qind të shikuesve, kryesisht të rinj, që nuk janë ndjekës të rregullt të operës tradicionale. Transmetimi i parë i drejtpërdrejtë i shfaqjes në median sociale siguroi më shumë se 9 milionë shikime dhe mbi 14 mijë komente.

foto nga

Posteri i "'Bujtinës pranë Portës Loong' të Re", shfaqja e fundit e operës "Shaoxing" e interpretuar nga "Xiaobaihua e Zhejiang-ut", një nga trupat më të famshme të operës "Shaoxing"/ foto nga "Qianjian Qianjiang Evening NEWS"

Novacioni në shfaqje

Shfaqja ku interpreton Chen-i, me titullin "'Bujtina pranë Portës Loong' e Re", jepet në një sallë teatri në Hangzhou, kryeqendrën e provincës Zhejiang të Kinës Lindore. Gjashtë aktoret, që luajnë rolet nga një pronare tërheqëse bujtine në shpatarë të aftë, spiunë e ushtarë, japin një shfaqje të mrekullueshme gjatë dy orëve e 10 minutave, duke krijuar një botë magjepsëse të kungfusë kineze.

foto nga CMG

foto nga CMG

foto nga "thepaper.cn"

Shikuesit ulen shumë afër me interpretueset dhe ndërveprojnë me to, duke u zhytur në një eksperiencë të veçantë dhe fantastike. Kënaqësia e madhe e fituar në teatër i nxiti shikuesit të ndanin videot me fragmente të shkurtra të shfaqjes në internet, gjë që ka promovuar shfaqjen.

Kjo shfaqje e operës "Shaoxing" është përshtatur në bazë të filmit klasik të kongfusë të vitit 1992 me të njëjtin emër, ndërkohë që gërsheton operën tradicionale kineze me modelet teatrore dhe konceptet dramatike moderne.

Edhe skenografia i ndryshon marrëdhëniet midis shikuesve dhe aktoreve. Ndryshe nga versioni tradicional, në këtë shfaqje skena projektohet si një bujtinë, ndërsa shikuesit bëhen klientë, që qëndrojnë shumë afër me aktoret dhe në disa raste bëhen pjesë e shfaqjes vetë.

foto nga

foto nga “Weibo”

foto nga CMG

Chen Lijun luan personazhin kryesor në këtë shfaqje, Jia Ting, që quhet nga shikuesit si "burri me fytyrë nefriti", për pamjen e pashme të habitshme dhe forcën tërheqëse elegante.

Në shfaqjen e saj ndërgjinore, Chen-i bashkëpunon mrekullueshëm me partneren e saj. P. sh., ajo mund ta rrotullojë lehtësisht partneren me vetëm një krah.

Chen-i është e aftë në kultivimin e një "reaksioni kimik" të fuqishëm me shikuesit dhe e interpreton forcën tërheqëse të personazhit të vet ndërmjet gjesteve me nuanca, buzëqeshje të ngrohta dhe qëndrime të gatshme.

Si aktore "kunsheng", që interpreton rol mashkullor, Chen-i e konsideron profesionin e saj si bashkim të forcave tërheqëse të të dy gjinive, duke treguar një ndjenjë bukurie misterioze.

"Përdoruesit e internetit thonë me shaka se gratë i kuptojnë më saktë gjërat që gratë dëshirojnë të shikojnë. Mendoj se kjo është arsyeja përse aktoret femra mund të paraqitin një imazh që i përgjigjet figurës ideale mashkullore në zemrat e grave," tha ajo.

foto nga CMG

foto nga

foto nga "thepaper.cn"

foto nga "thepaper.cn"

Jehonë ndaj shqetësimeve të të rinjve

Fragmentet e interpretimit të Chen-it, të publikuara nga shikuesit në "Douyin", janë pasuar me shumë klikime në internet dhe me kërkesë të madhe për biletat e shfaqjes në teatër, veçanërisht nga të rinjtë. "Në fillim, shumica e publikut ishin shikues të rregullt të operës 'Shaoxing'. Por, gradualisht, gjithnjë e më shumë shikues jotradicionalë, kryesisht të rinj, filluan të ishin të pranishëm në teatër. Tani konkurrenca për bileta është shumë e ashpër dhe vetëm ata që kanë internet të shpejtë mund t'i blejnë," bën shaka Chen-i.

Në një raport nga agjencia kineze e lajmeve Xinhua thuhet se "Brezi Z" përbëri 74 për qind të konsumatorëve të mallrave "guochao" (rryma kineze) vitin e kaluar. Si një produkt kulturor, shfaqja e operës "Shaoxing","'Bujtina pranë Portës Loong' e Re", ka fituar me sukses zemrat e brezit të ri, falë natyrës bashkëkohore të shfaqjes, sipas Chen-it.

"Nga përmbajtja deri te shpirti, nga forma deri te estetika, kjo shfaqje përputhet me atë që të rinjtë parapëlqejnë, për të cilën janë të shqetësuar dhe tregojnë vëmendje."

foto nga CMG

foto nga CMG

Pjesët tradicionale të operës "Shaoxing" frymëzohen zakonisht nga skenarët e lashtë dhe legjendat folklorike, që rrëfejnë historitë e dijetarëve të talentuar dhe zonjushave të bukura. Ndërsa "'Bujtina pranë Portës Loong' e Re" zgjodhi një histori nga një film klasik me shumë ndjekës, që të përshtatet me shijen e të rinjve, ndërkohë që u përpunua në përputhje me kontekstin aktual dhe me karakterin e vet operës "Shaoxing".

Duke marrë si shembull personazhin që luan, Jia Ting, Chen-i shpjegon: "Ai ndodhet përpara dilemave midis besnikërisë dhe shpirtit kalorësiak me konflikte në zemër: Duhet të zgjedh suksesin botëror apo të ndjek besimin në zemër? Çfarë më pengon të bëhem vetvetja? Ky nuk është vetëm reflektimi i Jia-së, por u bën jehonë edhe pyetjeve që kanë shumë të rinj në kohën e sotme."

foto nga CMG

Chen Lijun dhe mësuesja e saj Mao Weitao / foto nga "thepaper.cn"

Opera, pjesë e jetës

Chen Lijun punon në "Xiaobaihua të Zhejiang-ut", një nga trupat më të famshme të operës "Shaoxing". Ish-drejtorja e kësaj trupe Mao Weitao, gjithashtu mësuesja e Chen-it si aktore ndërgjinore, tha se tre gjëra janë të domosdoshme për turizmin në Hangzhou: vizita te liqeni Xihu, pirja e çajit "Longjing" dhe shikimi i shfaqjes së grupit "Xiaobaihua". Sipas Mao-s, opera tradicionale është pjesë e jetës së kinezëve.

Operat tradicionale kanë qenë edhe një pjesë e domosdoshme e Galasë së Festës së Pranverës, mbrëmjes artistike televizive të transmetuar nga Grupi Mediatik i Kinës në vigjiljen e Vitit të Ri Kinez. Në galanë e sivjetshme do të interpretojë edhe Chen Lijun për mbi një miliard shikues përpara ekraneve.

Gjatë intervistës për agjencinë "Xinhua", Chen-i tha se operat tradicionale janë në gjenin e kinezëve, që zgjohet kur goditet nga një guraçok. "Dua të bëhem ai guraçok," shprehet ajo. (Wang Lei/ Artan)

foto nga CMG

foto nga “Weibo”