Helikopteri i madh civil i Kinës kryen fluturimin e parë provë në mot të ftohtë
2024-02-01 15:05:19

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Helikopteri i madh civil "AC313A", i krijuar në mënyrë të pavarur prej Kinës, përfundoi fluturimin e tij të parë provë në mot të ftohtë në qytetin më verilindor të Kinës Mohe, në provincën Heilongjiang, sipas kompanisë prodhuese të tij, Korporatës së Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC). 

"AC313A" është një helikopter i madh civil i kategorisë 13 tonë me shumë funksione me një rotor kryesor të vetëm dhe një rotor bisht. Ai mund të transportojë deri në 28 veta dhe të mbajë deri në pesë tonë ujë për misionet zjarrfikëse. Helikopteri e bëri fluturimin e parë më 17 maj 2022.

"AC313A" mund të instalojë struktura të ndryshme për misione shpëtimi urgjent. Kjo e lejon atë të kryejë misione anembanë vendit, të tilla si dërgimi i furnizimeve, zjarrfikja pyjore dhe urbane, ngritja e pajisjeve të mëdha, parandalimi dhe ndihma në raste të fatkeqësive, shpëtimi mjekësor, zbatimi i ligjit, shpëtimi e kërkimi detar dhe transporti për platformat detare të naftës. 

Ai mund të funksionojë në terrene dhe kushte të ndërlikuara të motit, të tilla si rrafshaltat apo temperaturat ekstreme.