Franca, gati të përfshijë në kushtetutë të drejtat e abortit
2024-02-01 16:13:06

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Franca bëhet vendi i parë që është drejt rrugës për të përfshirë në kushtetutë të drejtat e abortit. Asambleja Kombëtare e Francës miratoi projektligjin historik, që e çon vendin një hap më pranë përfshirjes së të drejtës së abortit në kushtetutë, shkruan “RTSH”.

Projektligji tani do të kalojë në Senat për debat dhe votim dhe, nëse miratohet, një organ i posaçëm i përbërë nga të dy dhomat e Parlamentit do të mblidhet sërish për miratimin e tij.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nëse projektligji bëhet ligj, Franca do të bëhet vendi i parë në botë që përfshin të drejtat e abortit në kushtetutën e saj, duke shënuar një moment historik për të drejtat riprodhuese në vend dhe në mbarë botën.

Duke folur për mediat franceze, presidenti i Senatit francez, Gérard Lacher, shprehu kundërshtimin ndaj projektligjit, duke thënë se nuk mendon se e drejta për abort kërcënohet në vend dhe duke argumentuar se për këtë arsye përfshirja në kushtetutë është e panevojshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Disa ligjvënës të krahut të djathtë kanë shprehur pikëpamje të ngjashme, duke pohuar se të drejtat e abortit në Francë nuk janë në asnjë rrezik të afërt. (Elona)