Viti i Ri Kinez, Festa e Pranverës, do të vijë së shpejti. Çdo vit në prag të Festës së Pranverës, sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping viziton përfaqësues nga qarqe të ndryshme dhe u dërgon njerëzve përshëndetje për Vitin e Ri.
2-5 shkurt 2013, Gansu
Kushtet natyrore në pjesën qendrore të provincës Gansu janë të ashpra. Xi Jinping-u është shumë i shqetësuar për njerëzit e atjeshëm. Ai vizitoi fshatarët në shtëpitë e tyre, bisedoi me ta dhe pyeti nëse kishin ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë, nëse kishin të garantuar minimumin e jetesës e trajtimin mjekësor, nëse fëmijët shkonin në shkollë dhe nëse ishin gati mallrat për Vitin e Ri kinez?
8 shkurt 2013, Pekin
Në ditën përpara Vigjiljes së Vitit të Ri Hënor, Xi Jinping erdhi në kantierin e ndërtimit të linjës 8 të metrosë së Pekinit për të vizituar dhe uruar punëtorët e vijës së parë. Në shtëpinë e përkohshme të punëtorit Fan Yong në kantierin e ndërtimit, Xi pyeti me shqetësim: "Sa kohë keni këtu?" "A është puna e qëndrueshme?" "Si janë të ardhurat?" "Si janë kushtet e jetesës në shtëpi?"
26-28 janar 2014, Mongolia e Brendshme
Në Institutin e Mirëqenies së Fëmijëve të Hohhot-it, Xi Jinping inkurajoi vajzën që nuk flet dhe nuk dëgjon Wang Yani dhe studenten Yan Zhijing gjatë pushimeve për të studiuar shumë dhe për të arritur sukses.
“Për fëmijët, veçanërisht fëmijët jetimë dhe me aftësi të kufizuara, e gjithë shoqëria duhet të kujdeset me zemërdhembshuri”, tha Xi.
13-16 shkurt 2015, Shaanxi
Pas shumë vitesh, Xi Jinping u kthye në fshatin Liangjiahe të distriktit Yanchuan të provincës Shaanxi ku punoi kur ishte i ri. Xi eci dhe bisedoi me fshatarët. Fytyrat e fshatarëve ishin të mbushura me gëzim.
1-3 shkurt 2016, Jiangxi
Në zonat rurale të qytetit Jinggangshan, çdo familje bën ëmbëlsira me oriz ngjitës gjatë Vitit të Ri Kinez. Në prag të Festës së Pranverës të vitit 2016, Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping erdhi në Jinggangshan, ku pa një familje që bënte ëmbëlsira me oriz ngjitës, dhe iu bashkua asaj me interes të madh, duke marrë çekiçët e drunjtë dhe duke rrahur ëmbëlsira me oriz ngjitës së bashku me fshatarët. Xi dërgoi edhe mallra të Vitit të Ri për familjet e varfra dhe çanta shkolle për fëmijët, duke i uruar çdo familjeje një Vit të Ri të mbarë.
24 janar 2017, Hebei
"Sa hektarë tokë keni, çfarë po rritni dhe si janë të korrat?" Në shtëpinë e Xu Haicheng-ut, një burrë i varfër, Xi Jinping llogariti me fshatarët të ardhurat dhe shpenzimet, duke përmbledhur planin e zbutjes së varfërisë për vitin e ardhshëm.
10-13 shkurt 2018, Sichuan
Në vitin 2018, në shtëpinë e banorit Jihaoyeqiu, nga një familje e varfër në fshatin Sanhe të kontesë Daliangshan të provincës Sichuan, muret e oborrit me baltë ishin plot me të çara. Llamba s’mund ta ndriçonte të gjithë dhomën e thjeshtë. Xi Jinping-u pyeti edhe se si ishin ushqimi dhe veshja në shtëpi.
"Sekretari i Përgjithshëm është aq i dashur si një i moshuar që viziton një të afërm. Më kapi dorën me shumë ngrohtësi." Skena në atë kohë është ende e gjallë në kujtesën e Jihaoyeqiut. Në ditët e sotme, Jihaoyeqiu është zhvendosur në një shtëpi të re dhe përmes bujqësisë e veprimtarive të tjera, të ardhurat neto të familjes së vet në vit i kalojnë 10 000 juanët.
1 shkurt 2019, Pekin
Dielli i ngrohtë shkëlqeu në oborrin e vogël në hutong. "Jam këtu për t'ju parë dhe për t'ju uruar Vitin e Ri!" Xi Jinping i përshëndeti të gjithë. Ai ishte gjithë entuziazëm dhe mori një sfond të madh të kuq me hieroglifin kinez "福" (fu - lumturi) dhe e vendosi në derë për të dërguar bekimet e tij të Vitit të Ri.
19-21 janar 2020, Yunnan
Në një pasdite dimri, në oborrin e vogël të Li Fashun-it, një banor i fshatit Sanjia të qytetit Tengchong, Xi Jinping-u dhe gjashtë anëtarë të familjes së Li Fashun-it u ulën së bashku për të biseduar mbi zbutjen e varfërisë dhe jetën e lumtur.
"Pas daljes nga varfëria, a ka ndonjë gjë tjetër që duhet përmirësuar?”, pyeti Xi.
"Shpresoj që plaku të jetojë më të mirë dhe dy fëmijët të jenë të kënaqur kur të gjejnë një punë të mirë në të ardhmen," u përgjigj thjesht Li Fushun.
"Zbutja e varfërisë së fshatarëve është vetëm hapi i parë drejt një jete të lumtur dhe pikënisja për një jetë të re”, tha Sekretari i Përgjithshëm.
3-5 shkurt 2021, Guizhou
Me afrimin e Festës së Pranverës, Supermarketi i Ushqimit të Freskët Helihuimin në distriktin Guanshanhu të qytetit Guiyang ishte zbukuruar me drita shumëngjyrëshe dhe ishte plot me mallra për Vitin e Ri Kinez. Xi Jinping erdhi këtu posaçërisht për të inspektuar furnizimin e tregut gjatë Festës së Pranverës. Ai kontrolloi me kujdes gjithçka gjatë rrugës, duke pyetur në detaje se si ishin çmimet, nëse mallrat e Vitit të Ri ishin gati dhe nëse kishte ndonjë vështirësi, dhe u përcolli të gjithëve urimet e Vitit të Ri Kinez.
26-27 janar 2022, Shanxi
Xi Jinping-u shkoi për inspektim në qytetin Linfen të provincës Shanxi. Në tetorin e vitit 2021, provinca Shanxi u godit nga përmbytjet më të mëdha që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave meteorologjike dhe 11 qytete u prekën nga fatkeqësia. Xi vizitoi shtëpinë e fshatarit Shi Hongbing të prekur nga përmbytjet. Xi i pa ata që po përgatitnin bukë kineze për Vitin e Ri e mori pjesë edhe ai. Gjatë bisedës së gëzuar, bukët u bënë një nga një, duke treguar lumturinë e jetës.
Në pragun e Festës së Pranverës së vitit 2023, Xi Jinping-u mbajti në Sallën Lindore të Pallatit të Madh të Popullit në Pekin një lidhje video me masat popullore në Heilongjiang, Fujian, Xinjiang, Henan, Pekin, Sichuan etj. dhe shprehu urimet e tij më të mira për Vitin e Ri për banorët e të gjitha kombësive në mbarë vendin.
Ai tha: "Edhe pse më ndan prej jush ekrani, ende mund të ndiej atmosferën e fortë të Vitit të Ri në të gjithë vendin dhe të ndiej lumturinë dhe gëzimin e të gjithëve. Zemra ime është gjithmonë e lidhur me zemrat e të gjithë pjesëtarëve të të gjitha kombësive në mbarë vendin!"