Enejda Sheku dhe Madlina Puka intervistë për CMG
Mbi 100 ekspozues me stendë në panair dhe 30 blerës ndërkombëtarë nga Kroacia, Italia, Anglia, Irlanda, Zvicra, Holanda, Portugalia, SHBA, India etj. vijnë në Shqipëri, të interesuar për të blerë produktin turistik rajonal.
Pjesë kryesore e panairit është eventi B2B, që organizohet në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë britanike Neë Deal Europe. Vetëm 6 ditë para panairit janë rezervuar 295 takime në platformën b2balkan.com. Këto takime do të bëhen në 31 janar në sallën e Pallatit të Kongreseve, në një zonë të dedikuar, të organizuara me slote 15 minutëshe.
Çdo element i organizimit është i huazuar nga standartet më të mira ndërkombëtare. Të gjitha dimensionet e një eventi madhështor marrin karakter në Panairin e Turizmit.
Ky panair është një nga ngjarjet më të rëndësishme, për të cilat punimet fillojnë prej muajsh për të bërë bashkë aktorët kryesorë dhe për t’i përqendruar tematikat tek nevojat themelore që tregu ka. Gjatë dy ditëve të panairit, publiku përveçse do të ketë mundësinë të njihet nga afer me kompani të rëndësishme në Shqipëri dhe në rajon, do të ketë gjithashtu mundësinë e artë për të ndjekur forume me tematika të një rendësie të veçantë për vendin dhe rajonin tonë.
Iceberg Exhibitions ka dedikimin maksimal për të theksuar rëndësinë e përvetësimit të praktikave të turizmit të qëndrueshëm në rajon. Sektori i turizmit në rajon ka një kontribut të çmuar në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), por duhet pranuar që modeli operativ aktual përballet me sfida në aspektin mjedisor dhe socio-kulturor. Enejda Sheku organizatore dhe Madlina Puka, eksperte turizmi, kanë ndarë detaje rreth ketij eventi madhor në një intervistë për Radio Ejani.
CMG: Enejda, si organizatore dhe mund të ndani me ne përvojën e këtij organizimi ?
Enejda Sheku: Ndihem e kënaqur ta flas për këtë projekt sepse për nga rëndësia është shumë i madh dhe ka një karakter të fuqishëm kur bëhet fjalë për të nxitur turizmin në vend. Ajo që ka ndodhur edhe vitin e kaluar është fakti që pavarësisht se janë herët e para që organziohet, panairi ka gjetur një mbëshetje shumë të madhe dhe ka pasur prurje nga e gjithë bota, kur bëhet fjalë për biznese. Ndërsa këtë vit ne kemi kuptuar pikat e dobta dhe kemi punuar fort për t’i çuar ato përpara. Më e rëndësishmja është se kemi bashkëpunuar edhe me partnerë të ndryshëm, të cilët na i kanë lehtësuar punët dhe na e kanë bërë atë më të lehtë, siç është edhe Madlina.
CMG: Madlina, ju jeni eksperte ndërkombëtare dhe mund të na jepni një qasje se si e keni parë këtë event këto dy vite të zhvillimit të tij ?
Madlina Puka: Unë sa herë më pyesin për këtë event gjigant, përgjigjem se është përgëzues për përmasat që ai ka dhe mënyrën se si rritet dhe merr karakter. Sot që flasim kanë kaluar shumë ditë nga ftesa që më është bërë si eksperte për të qenë prezente këtu dhe për të ofruar nga ekspertiza ime. Por, ajo që unë do doja të thoja është fakti që ky Panair, duke u rritur në këto përmasa do të na krijojë mundëisnë që në të ardhmen të krahasohemi lehtësisht edhe me panaire të tjera, të cilat të japin idenë madhështore.
CMG: Ju keni qenë edhe në Kinë për një periudhë 1mujore, si e keni parë tregun e zhvillimit të turizmit atje?
Madlina Puka: Kina është e prakrahueshme në të gjitha format e të bërit biznes dhe mënyrës se si i qaset tregut. Jam ndjerë shumë e mirëpritur në atë shtet dhe kam kuptuar mënyrën më të mirë se si mund të bashkëpunosh dhe mund të rrisësh kapacitetet në treg. Kam kuptuar që Kina ka një interes shumë të lartë edhe për të ardhur në Shqipëri, e duan këtë vend dhe ne po ashtu ata.
Panairi i Turizmit (foto personale)
CMG: Për t’u ndalur tek organizimi i Panairit, ju organizoni edhe eventin B2B, çfarë përmbledh ai?
Enejda Sheku: Takimet B2B janë takimet ku kompanitë apo profesionistët e një fushe bëhen bashkë për të diskutuar dhe eksploruar potencialet e bashkëpunimeve, partneriteteve ose transaksioneve. Eventi B2B, që pritet të ndodhë më 31 janar në Pallatin e Kongreseve, ju ofron një mundësi ideale për të realizuar takime biznesi me blerës të produktit tonë turistik nga e gjithë bota. Ju mund të takoni biznesin dhe të shfrytëzoni çdo potencial që gjykoni se i vjen në ndihmë biznesit tuaj për ta rritur atë në një tjetër nivel.
Tashmë qindra aplikime për takime biznesi janë rezervuar në platformën digjitale b2balkan.com dhe pritet të realizohen më 31 janar. Më tej biseda të frytshme do t’i mundësojnë bashkëpunime brenda dhe jashtë Shqipërisë.
B2B zhvillohet në një tryezë me një sërë aktorësh, të cilët nga të dyja palët e kërkuara në takim ofron informacion të shpejtë, por të përcjellë saktë. Parë nga ky këndvështrim, këto takime thjeshtojnë kohë, takime të gjata dhe të lodhshme si edhe udhëtime të largëta. Ju nuk keni më nevojë të prishni agjendën tuaj apo të prisni një biletë për të shkuar në një takim me themelues kompanish të ndryshme, pasi tashmë kompania vjen tek ju nëpërmjet eventeve që ofrojnë këto mundësi. Është shumë e rëndësishme për një biznes që të krijojë hapësirë, kohë, dëgjesë në një vend komod dhe sipas një planifikimi profesional. B2B, është më shumë se sa një takim ndërmjet dy apo më shumë bizneseve, është një qasje, frymë, trend i zhvillimit global.
CMG: Cilat janë disa prej kompanive, të cilat do të mund t’i shohim në këtë panair?
Madlina Puka: Tashmë e kemi thënë se ky do të jetë eventi madhështor që përveç se do t’i ofrojë Tiranës vëmendje nga një publik shumë i gjerë, synon të bëjë bashkë shitësit dhe blerësit e produktit turistik. Blerës ndërkombëtarë do të jenë pjesë e panairit për t'i shtuar vlerë eventit në tërësi, por dhe për të zgjeruar mundësitë e partneriteteve e bashkëpunimeve të reja për bizneset shqiptare. Blerës të interesuar për produktet turistike rajonale nga Kroacia, Italia, Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, SHBA, India do të jenë të pranishëm në panair për të realizar mbi 500 takime biznesi të skeduluara në platformen b2balkan.com.
Theksojmë se ky event shumëdimensional synon të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e sektorit të turizmit për ekonominë shqiptare dhe rajonit të Ballkanit.
Ky event ofron mundësinë për promovimin e atraksioneve turistike, kulturës së pasur dhe bukurive natyrore të vendit. Prezantimi i infrastrukturës turistike, si hoteleve, restoranteve, dhe agjencive turistike, ndihmon në tërheqjen e vëmendjes së blerësve potencialë.
Kompanitë pjesëmarrëse në Panairin e Turizmit
TAUCK, SHBA -Themeluar në vitin 1925, Tauck ofron ture luksoze dhe udhëtime në mbarë botën për segmentin familjar dhe çifte. Tauck është lider në botë dhe i shërben një klientele të pasur anglishtfolëse. Portofoli evropian i Tauck mban një nga itineraret tokësore të quajtur"Yellow Roads", dedikuar rrugëve piktoreske të shënuara me të verdhë në hartat evropiane. Tauck përqendrohet në qytetet klasike, monumentet ikonike dhe fshatrat piktoreske. Filozofia e kompanisë lider në botë është "çdo udhëtim është një koreografi e pandërprerë, udhëtim gjithëpërfshirës, që ofron përvoja autentike kulturore, të gjitha të mbështetura nga shërbimi dhe vlera e Tauck".
MARTIN RANDALL TRAVEL, MBRETËRI E BASHKUAR- Tur Operator lider në Mbretërinë e Bashkuar me fokus në turizmin kulturor, i specializuar në ture përreth MB dhe Evropës, Lindjes së Mesme, Indisë, Kinës, Japonisë dhe Amerikës. Kompania organizon gjithashtu festivalet e muzikës në disa qytete europiane për audienca me mbi 300 pjesëmarrës dhe drejton një program të quajtur “Ditët e Kulturës”.
INTREPID DMC, AUSTRALI- "Intrepid DMC është kompania juaj e besuar e menaxhimit të destinacionit, operatori dhe zhvilluesi i produktit”. Ky është përshkrimi i kompanisë më të madhe në botë për turet e aventurës, Intrepid DMC. Me 28 DMC në të gjithë Afrikën, Azinë, Evropën dhe Amerikën Latine, Intrepid DMC krijon zgjidhje të qëndrueshme të pasura me përvojë për brandet kryesore të udhëtimit në botë. Biznes global, por me ekspertizë lokale dhe me produkte inovative. Çdo vit ofrohen përvoja të jashtëzakonshme udhëtimi në më shumë se 90 vende. Këto dhe shumë të tjera do të jenë në panair si blerës potencialë.
Panairi i Turizmit (foto personale)
CMG: Enejda, çfarë do të gjejmë tjetër në këtë panair?
Enejda Sheku: Unë e kam përmendur edhe herë të tjera që ky panair është shumëdimensional, por jam duke i përmendur të gjitha në pika.
-Forum mbi Turizmin e Qëndrueshëm synon të bashkojë palët e interesuara nga sektori i turizmit, mikpritjes dhe sektorë të tjerë të lidhur, për të diskutuar praktikat e qëndrueshme dhe zgjidhjet inovative. Ekspertë të ndryshëm, do të mblidhen për të shkëmbyer idetë dhe praktikat më të mira që promovojnë turizmin e qëndrueshëm dhe ndikimin e tij pozitiv në mjedis, në komunitet dhe në ekonomi e mirëqenie. Nëpërmjet diskutimeve në panel, dhe mundësive të rrjetëzimit, forumi do të lehtësojë biseda kuptimplota që nxisin ndryshime pozitive në turizëm. Koncepti i “qëndrueshmërisë” është koncept qëndror për panairin “Tourism & Travel Shoë Albania” dhe do të reflektohet edhe në elementë të rëndësishëm të eventit në vetvete. Në këtë kontekst, ekspozuesit do të pajisen me badge me bazë bimore, të cilat në përfundim të eventit, nuk duhet të hidhen dhe të dëmtojnë mjedisin, por mund të mbillen. Këto dhe të tjera do të zbulohen nga organizatorët.
-Forum me Kryetarët e Bashkive kryesore të vendit mbi strategjinë e turizmit për vitin 2024 dhe qasjen drejt turizmit të qëndrueshëm
Objektivi është t’i bëjmë bashkë dhe t’i përfshijmë aktorët pjesëmarrës në këtë panair. Investitorët e huaj dhe vendas duhet të njohin situatën aktuale të zhvillimit të tregut në bashkitë kryesore në vend dhe më pas të diskutohet nëse do të investojnë, apo do të bashkëpunojnë me sektorë të ndërmjetëm. Kryetarët e Bashkive do t'iu përgjigjen pyetjeve dhe çdo bisedë do të jetë orientuese për tregun dhe zhvillimin turistik gjatë 2024 dhe më tej. Ky është një informacion shumë i rëndësishëm dhe për bizneset vendase, të cilët do të njihen nga afër me strategjinë që ka secila bashki në drejtim të turizmit dhe se si do të ndikojë ajo.
-Forum dedikuar Turizmit Rajonal. Rajoni është bërë tashmë një pike reference sa i përket turizmit. Mënyra se si shtetet ndërveprojnë për të zhvilluar turizmin mbarë rajonal është një element tjetër i rëndësishëm për t’i bërë vendet destinacione të preferuara nga shtetas të ndryshëm. Brandimi rajonal dhe turizmi i qëndrueshëm në rajon. Si mund të bashkëpunojnë vendet e Rajonit, çfarë ofrojnë këtë vit, cilat shtete kanë predispozitën për t’u afruar apo qasur përmes programeve të tyre? Të gjitha këto diskutime i japin publikut të gjërë, biznesit dhe medias informacion të domosdoshëm të mënyrës se si po transformohet koncepti i turizmit në rajonin e Ballkanit.
-Forum për Digjitalizimin e Sektorit të Mikpritjes. Absolutisht që një nga sfidat në turizëm mbetet digjitalizimi. Mikpritja është traditë e shqiptarit dhe kjo është vënë re edhe nga të huajt, të cilën marrin me vete përvoja fantastike nga Shqipëria. Megjithatë rritja e kërkesës drejt strukturave akomoduese, nxit rritjen e kërkesës për digjitalizimin e sektorit. Programe inovatore që lehtësojnë punën, masin rezultatet dhe ndikojnë pozitivisht në dhënien e një shërbimi më të mire për turistët.
CMG: Çfarë përfiton Shqipëria nga ky Panair?
Enejda Sheku: Shqipëria sa vjen edhe rritet për t’u bërë vendi apo destinacioni jo vetëm turistik, por edhe i zhvillimit të bizneseve të mëdha.
Intervistoi Megi Latifi