Foto nga instagrami i TKOB
Me një sukses të jashtëzakonshëm është realizuar në TKOB koncerti “Queen: Show must go on”, një koncert vokalo-simfonik, ku morën pjesë mbi 100 artistë. Kompozimet e grupit legjendar “Queen”, që ndryshuan historinë e muzikës në shekullin e XX-të, u ngjitën në skenën e TKOB-së, më rock se kurrë. Hitet e pavdekshme të kënduara nga Freddie Mercury si: “Bohemian Rhapsody”, “We are the Champions”, “We will Rock you”, “The show must go on” etj, erdhën në një koncept tërësisht të ri, me muzikën e Orkestrës Simfonike të TKOB-së, nën dirigjimin e Roberto Molinelli, të interpretuara nga Antonello Carozza, me një performance fantastike të Korit të TKOB. “The Show must go on” i përfshiu të gjitha grupmoshat, që nga fëmijët që kërcenin këngët e “Queen”, e deri tek ata që i kanë dëgjuar këto këngë në rininë e tyre. Të dyja mbrëmjet muzikore u pritën mjaft mirë nga publiku. Ishin dy netë të mbushura me muzikë nga këngët më të njohura të grupit legjendar “Queen”, të sjella gjatë muajit janar në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke elektrizuar sallën e duke kaluar çdo lloj pritshmërie. Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së, u kombinua mjaft bukur me bendin muzikor rock, duke sjellë pranë publikut shqiptar “Symphonic Rock” të vërtetë.
Këngëtari italian Antonello Carozza dhe dirigjenti Roberto Molinelli (Foto nga instagrami i TKOB)
Në një prononcim për mediat dirigjenti Roberto Molinelli ka theksuar:
“Përpara se Freddie Mercury të ndahej nga jeta, ai po merrte një drejtim tjetër në muzikën e tij, pra shkruante opera dhe muzikë klasike. Ai e kishte marrë këtë drejtim drejt operas dhe mendoj se do të ishte i emtuziasmuar nga ky orkestrim”
Përgjatë dy mbrëmjeve koncerti u mirëprit mjaft mirë nga publiku. Ishin dy netë të mbushura me muzikë nga këngët më të njohura të grupit legjendar “Queen”, të sjella në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë janar, duke elektrizuan sallën e duke e çuar në një tjetër epokë. Artistët të bërë së bashku në skenë, sollën një harmoni të shkëlqyer zërash e instrumentesh, ku koncerti “The show must go on” do të kalonte çdo pritshmëri.
Foto nga instagrami i TKOB
Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB, u kombinua mjaft bukur me bendin muzikor rock, duke sjellë për dy netë me rradhë, mbrëmje të paharueshme për publikun shqiptar “Symphonic Rock” të vërtetë. Publiku qëndroi përgjatë gjithë kohës në këmbë. duke kënduar bashkë me artistin italian Antonello Carozza, të drejtuar mjeshtërisht nga dirigjenti Roberto Molinelli.
Grupi “Queen” u themelua në Londër në vitin 1970. Fillimisht përbëhej nga Freddie Mercury (vokal, piano), Brian May (kitarë, vokal), John Deacon (kitarë bas), dhe Roger Taylor (bateri, vokal). Freddie Mercury ishte një këngëtar dhe kompozitor britanik që arriti famë botërore si vokalisti dhe pianisti kryesor i grupit rock “Queen”. Fatkeqësisht, Freddie, i cili vdiq më 24 nëntor 1991 në Londër, në moshën 45-vjeçare, një nga viktimat e SIDA-s. “Show must go on” u shkrua nga Brian May në nderim të luftës së vazhdueshme të Freddie me sëmundjen e SIDA-sdhe përpjekjet për të vazhduar të këndojë, pavarësisht kësaj. Kënga u publikua në tetor të vitit 1991, vetëm një muaj para se Freddie Mercury të ndërronte jetë. Deri në fillim të viteve 1980, QUEEN ishte një nga grupet më të mëdha rock në botë. Dhjetra albume të publikuara, deri në në 300 milionë rekorde shitjesh, duke i bërë ata një nga artistët më të shitur të muzikës në botë.
Sava Lena
Foto nga instagrami i TKOB