Eksporti i Kinës tregon zhvillimin e ekonomisë kineze me cilësi të lartë
2024-01-29 09:26:54

"Tre të rejat" janë makinat me energji të reja, bateritë e litiumit dhe produktet fotovoltaike, përkundër "tre të vjetrave", pra veshjet, mobiliet dhe pajisjet elektroshtëpiake. Sipas të dhënave të doganës së Kinës, në nëntë muajt e parë të vitit 2023, eksporti i produkteve lidhur me "tre të rejat" u rrit 41.7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregtia e jashtme është një "dritare" e rëndësishme për të vëzhguar ekonominë e një vendi. Kalimi nga "tre të vjetrat" te "tre të rejat" tregon përmirësimin e vazhdueshëm të strukturës së tregtisë së jashtme të Kinës dhe arsyeja bazë për këtë është gjendja e mirë e ekonomisë kineze.