Hainan-i i Kinës do të nxisë bashkëpunimin kulturor dhe turistik me Francën
2024-01-29 15:32:44

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Hainan, provinca ishullore tropikale e Kinës Jugore, synon të nxisë bashkëpunimin kulturor dhe turistik me Francën me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së lidhjeve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Francës këtë vit. 

Hainan-i, me burime të ndryshme turistike, do të nisë një sërë veprimtarish, si nxitja e ngritjes së një qendre evropiane në Francë për shkëmbimet kulturore e turizmin në Hainan dhe organizimi i veprimtarive të promovimit të turizmit, për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në kulturë dhe turizëm, tha departamenti provincial i turizmit, kulturës, radios, televizionit dhe sporteve. 

Kina po zbaton mbi bazë prove politikën e heqjes së njëanshme të vizave për mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Spanja dhe Malajzia. Nga 1 dhjetori 2023 deri më 30 nëntor 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga këto gjashtë vende mund të hyjnë në Kinë pa viza për biznes, turizëm, për të vizituar të afërmit e miqtë dhe për tranzit për jo më shumë se 15 ditë.

Politika e heqjes së vizave do të krijojë më shumë mundësi për shkëmbime të drejtpërdrejta ndërmjet Hainan-it dhe Evropës. Në të ardhmen, të dy palët do të thellojnë bashkëpunimin në nxitjen e turizmit, shkëmbimet kulturore dhe mbrojtjen e transmetimin e trashëgimisë kulturore, sipas këtij departamenti.

Kina synon ta kthejë Hainan-in në një qendër ndërkombëtare turizmi dhe konsumi deri më 2025 dhe në një destinacion turizmi e konsumi me ndikim global deri më 2035.