Foto nga VCG
Ky vit shënon 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Francës. Mirëkuptimi i ndërsjellë midis popujve është gurthemeli i kësaj miqësie të qëndrueshme, e rrëfyer përmes tre historive mbi Kinën të treguara nga francezët.
NJË TAKIM I PAHARRUAR
Sonia Bressler është shkrimtare. Pasi mori doktoraturën për filozofi në vitin 2005, ajo u ndje pak e humbur në jetën e saj.
“Si çdo doktor i ri, isha pak e humbur. Hulumtimi im akademik ishte i plotë, megjithatë mijëra pyetje mbetën pa përgjigje”,- tha ajo. Filozofia e re më në fund vendosi të ndahej nga të gjitha pasiguritë dhe hodhi sytë nga harta: Parisi, Moska... Pekini! Kështu u zhvillua historia e saj në Kinë.
Në Moskë, Bressler hipi vetëm në një tren dhe u nis për në Pekin. Ajo hante rrallë gjatë udhëtimit. “Një supë ruse “borscht” mjafton për të të mbajtur për tre ditë”,- thotë ajo.
Në kabinë kishte dy gra kineze. “Një ditë, më dhanë një domate, më bënë shenjë të ulesha me to dhe të hanim bashkë”,- tha Bressler, duke kujtuar me dashuri këtë gjest miqësie, që bëri që ato të bëheshin shoqëruese udhëtimi për pak kohë.
“Në Harbin, dy gratë kineze u zhdukën në avujt e shitësve të dumpling-ut në kalatë dhe më hapën dyert e kulturës së tyre”,- tha Bressler.
Udhëtimi i parë në Kinë i la aq shumë mbresa saqë ajo u kthye disa herë për të udhëtuar. Sot, si anëtare e bordit redaktues të revistës franceze “Dialogue China-France”, ajo tha se Franca dhe Kina duhet të gjejnë më shumë gjuhë të përbashkët dhe se duhet më shumë dialog mes dy vendeve.
NJË PASION PËR PANDAT
Jerome Pouille, i cili punon për Ministrinë franceze të Ekologjisë, është një adhurues i madh i pandave gjigante. “Gjithçka filloi në fëmijëri kur prindërit më dhanë një panda pelush”,- tha ai.
Pouille ra në dashuri me lodrën teksa kalonte pranë një dyqani lodrash dhe të kishte një panda prej pelushi ishte dëshira e tij për krishtlindje.
Ndërsa rritej, Pouille filloi të mblidhte çdo të dhënë që kishte të bënte me pandat. Në moshën 17-vjeçare, ai pa për herë të parë një panda të vërtetë. Ishte Yen Yen. Në vitin 1973, Kina u kishte ofruar dy panda popullit të Francës, Yen Yen dhe Li Li. Fatkeqësisht, Li Li ngordhi nga një tumor një vit më pas. I vetëdijshëm për pleqërinë e Yen Yen-it dhe nga frika se mund mos të kishte një mundësi tjetër për të parë pandën, Pouille e bindi familjen e tij të niste një udhëtim 400 km në kopshtin zoologjik Vincennes në Paris.
Në vitin 2002, në fillimet e internetit, Pouille krijoi një faqe interneti për informacionin e pandave (panda.fr), e cila ka grumbulluar mbi 1 milion shikime. Në vitin 2012, Baza Kërkimore Chengdu e Mbarështimit të Pandave Gjigante në Kinë nisi një konkurs për një ambasador panda, ose “Pambasador”.
Pouille dhe dy të tjerë fituan titullin mes mbi 1 milion aplikantëve nga e gjithë bota. Ai beson se kjo ishte pjesërisht për shkak të përvojës së tij në krijimin dhe menaxhimin e faqes në internet.
Pasioni i Pouille për pandat ndezi interesin e tij në Kinë. Ai kishte kaluar një shumë të konsiderueshme në Kinë. “Kinezët gjithmonë më hapnin krahët”, tha Pouille.
Ai një herë udhëtoi në kontenë Baoxing të Sichuan, ku pandat gjigante u zbuluan për herë të parë, me përkthyesin dhe shoferin e tij. Të tre ishin të uritur rrugës, por nuk kishte restorante. Më në fund, një zonjë vendase i mirëpriti, duke përgatitur një “yak hot pot”, që ishte vërtet e mirë.
Baoxing ka një rëndësi historike si vend zbulimi shkencor i pandave, ku misionari francez Armand David regjistroi për herë të parë ekzistencën e kafshës në vitin 1869.
“Lidhjet e Francës dhe Kinës rreth pandave shkojnë shumë më larg sesa mund ta imagjinoni”,- tha Pouille, duke i quajtur pandat ambasadore të miqësisë franko-kineze.
Rizbulimi i Kinës
Norbert Rouland, profesor në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Aix-Marseille, e vizitoi për herë të parë Kinën në vitin 1997. I ftuar në Hong Kong dhe më pas në Kinën kontinentale, qëndrimet e tij të shkurtra e bënë të kuptonte se Kina e njihte Perëndimin shumë më mirë sesa Perëndimi Kinën.
Rouland tha se shumë lajme franceze mbi Kinën janë të njëanshme dhe të pasakta. Ai vuri në dukje se ndërsa mediat franceze kritikojnë kamerat e vëzhgimit të Kinës, duke i etiketuar ato si shkelje të privatësisë, ato anashkalojnë ndikimin pozitiv në sigurinë publike në Kinë dhe instalimin në rritje të kamerave të vëzhgimit në rrugët e Francës. Vjeshtën e kaluar, Rouland vizitoi përsëri Kinën. Një muaj rizbulimi të vendit i dha atij një ndjenjë të kulturës së pasur të vendit dhe përparimeve të rëndësishme teknologjike.
Në Shangai, ai shijoi Kunqu, një lloj opere kineze shekullore, dhe ndërsa ishte në një vizitë në një fshat tradicional etnik Miao në Guizhou, ai hipi në një makinë elektrike hiper-moderne kineze që ishte e fuqishme dhe e rehatshme.
Rouland planifikon të kthehet në Kinë gjatë këtij viti. Si antropolog, ai përkrah një bashkëjetesë paqësore të kulturave të ndryshme. Ai beson se kur Perëndimi ta shohë Kinën në mënyrë më objektive, ata do të mund të shohin potencialin për frymëzim reciprok.
Ai shpesh i inkurajon njerëzit përreth tij që të mësojnë më shumë për Kinën dhe, nëse është e mundur, të shkojnë dhe ta shikojnë vetë se si është Kina.