Pensionet private dhe rregullorja e re
2024-01-25 11:33:50

Pensionistët (Foto Scan Tv)

Pensionistët (Foto Scan Tv)

Fondet e pensioneve private do të mund të delegojnë tek të tretë funksione shumë të rëndësishme siç janë promovimi, ekspertiza ligjore, kontabiliteti, informimi i anëtarëve, por edhe funksiuone kyçë, si auditimi, menaxhimi i riskut apo parandalimi i rreziqeve për pastrimin e parave. Pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Pensionet Private vitin e shkuar, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka nisur këtë vit plotësimin e tij me aktet nënligjore. Në një intervistë për mediat Elton Korbin ekspert në Fondet e Pensioneve Private në Shqipëri; shpjegon më në detaje këto rregullore.

“Pas hyrjes në fuqi të ligjit në tetor të vitit 2023,filloi plotësimi i akteve nënligjore në kërkesë të këtij ligji, gjithsej do hartohen rreth 29 rregullore duke filluar në dy rregulloret më kryesore që janë për licencimin e shoqërive administruese fondeve dhe depozitarët e fondeve, u pasua me një rregullore të dytë që ka të bëjë me hartimin kontrotatave me fondet e pensionit privat dhe tashmë kanë dalë dy rregullore që presin opinionin e tregut që kanë të bëjnë me delegimin e funksioneve dhe kërkesave minimale për kapital që kërkon për shoqëritë administruese. Për sa i përket rregullores për delegimin e funksioneve ka të bëjë me shërbimet të cilat shoqëritë administruese mund të delegojnë shoqërive të tjera, ka kritere strikte për shoqëritë që e kryejnë këtë funksion që i delegohet funksioni por patjetër që përgjegjësia përfundimtare i ngelet gjithmonë shoqërive admininstruse, që do thotë se pavarësisht se mund të delegohen disa nga funksionet që mund të jenë marketimi, burimet njerëzore, auditi i brendshëm, IT apo disa nga funksionet e tjera të shoqërive administruese, përgjegjësia përfundimtare në lidhje me kryerjen e këtyre funksioneve gjithmonë i ngelet shoqërive administruse që janë licencuar për kryerjen e tyre.”


Elton  Korbi (Foto Albsig invest)

Elton  Korbi (Foto Albsig invest)

Ligji i ri për fondin e pensionit private sipas ekspertëve ka sjellë risi.

“Ka sjellë disa të reja në fakt por nga pikëpamja më kryesoret janë ato lehtësitë tatimore, të cilat ky ligj ka sjellë. Nëse dikur pensionet përjashtoheshin nga tatimi në momentin e derdhjeve por në momentin kur ato tërhiqeshin në formë pensionesh apo të menjëhershme ato tatoheshin me ligjin e ri nëse kjo shumë e akumuluar për pension shpërndahet në të paktën dy vite atëherë nuk takohet pjesa që ka derdhur vetë individi apo punëdhënësi bashkërisht me punëmarrësin.”

Tashmë shpërndarja bëhet në dy vite.

“Do të thotë se nëse shuma e akumuluar për pension në dispozicion për pensionistin po them ai e shpërndan pensionin në mënyrë të menjëhershme por e shpërndan shumën menjëherë por e shpërndan për të paktën dy vite të paktën 24 muaj, ai tatohet vetëm për interesat që ai ka akumuluar gjatë viteve, nuk takohet asnjëherë për derdhjet që ai ka bërë apo bashkërisht me punëdhënësin nëse ka qenë një skemë profesionale. Kjo është një ndër risitë kryesore që ka sjell lehtësitë fiskale të cilat për të thënë të vërtetën pak vende e ushtrojnë këtë lehtësi megjithatë u pa e udhës që ti jepet në Shqipëri në mënyrë që të nxiteshin sa më shumë individë, për të kursyer për pensionin.”

Në intervistën për TV Scan, eksperti Korbi thotë se risi ka edhe në shumën e parashikuar.

“Një nga risitë tjera është ai i shumës maksimale të përjashtuar për efekt të tatimit mbi të ardhurat personale, cka do të thotë që në një individ që dëshiron të anëtarësohet në një fond pensioni privat deri në pagën minimale mujore, mund të përjashtojë për efekt llogaritjes tatimin mbi të ardhurat personale, do të thotë po marr shembull nëse paga minimale sot është 40 mijë lekë atëherë një individ deri në 40 mijë lekë të reja në muaj, mund ti përjashtojë për efekt llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat personale. Do të thotë nëse paga e tij është 240 mijë lekë të reja, atëherë deri në 40 mijë lekë të reja atij i lejohet maksimalisht që ti përjashtojë ta zbresi para llogaritjes së tatimit për atë individ. I njëjti përjashtim vlen edhe për punëdhënësin nëse është një skemë profesionale, atëherë edhe punëdhënësit i lejohet deri në pagën minimale vjetore, që sot është 480 mijë lekë të reja, ta njohi si shpenzim për derdhjet që puna ka bërë për këtë punonjës në fond pensioni. Domethënë përjashtohet si pjesa e punëdhënësit ashtu edhe pjesa e punëmarrësit nga tatimet në momentin e derdhjes. Nëse ato akumulohen për disa vite dhe në momentin e tërheqjes, individi vendos që ti shpërndajë të paktën në dy vite në 24 muaj atëherë derdhjet që ka bërë puna dhe ai vetë nuk tatohen as në momentin e tërheqjes por tatohen vetëm e ardhura apo interesi që akumuluar gjatë kohës. Këto janë lehtësitë tatimore, pastaj kërkesat sepse ligji i ri siç e dini është një përafrim i mirë i direktivës York2. Ka kërkesa të larta për shoqëritë administruese në lidhje me kapitalin, në lidhje me transparencën dhe çdo gjë që ka të bëjë me rregullimin e shoqërive administruese dhe vetë fondeve të pensionit.  Këto janë pak a shumë risitë kryesore që ka sjellë ligji.”- tha Korbi.

Pensioni (Foto Vox news)

Pensioni (Foto Vox news)

Gjithësesi ndryshimet është e vështirë të kuptohen 100 përqind dhe në mënyrë të shpejtë nga qytetarët.

“Në fakt një nga sfidat që ka qenë edhe në ligjin e mëparshëm patjetër dhe në ligjin aktual është njohja e popullsisë me këtë ligj apo e lehtësive apo e përjashtimeve të ligjshme që ai sjell në treg. Prandaj edhe shoqëritë administruese duke përfshirë dhe albsig invest ku unë tregtoj, kemi marrë disa fushata të ndryshme edukimi financiar po them edhe pranë shkollave, por edhe pranë kompanive të ndryshme për ti njohur ato pikërisht me këtë lehtësi tatimore apo të tjera të mijëra benefiteve që sjell vetë ligji i formave të pensionit privat dhe domosdoshmëria e çdokujt për të pasur një fond pensioni privat në Shqipëri.”

Kapitali minimal për licencimin e shoqërisë administruese të Fondit të Pensionit është të paktën 15.8 milionë lekë dhe shoqëria që aplikon për licencë duhet të depozitojë dokumente që dëshmojnë se kapitali minimal fillestar është paguar plotësisht në para dhe se kapitali rrjedh nga burime të ligjshme, së bashku me dokumentacionin për përmbushjen e kritereve të tjera juridike dhe financiare për licencim.