Blerina Shalari në koncert (Foto RTSH)
Blerina Shalari është këngëtare e njohur. Ajo është diplomuar ne "Akademine e Arteve te Bukura" në fushën e kompozicionit. Duke qënë me problem të shikimit, ajo i ka provuar vështirësitë e studimit në muzikë persa i përket partiturave muzikore. Projekti i Blerines fokusohet në përgatitjen e partiturave në sistemin 'Brail' si dhe trainimin e muzikantëve me problem të shikimit në përdorimin e këtij sistemi. Ajo rrëfen se qëkurse ka qenë ende e re zgjohej që në orën 05:00, të mëngjesit për të shkuar në klasën e pianos.
Sot një artiste me vlera shpesh Blerina zgjedh të bëjë edhe kritiken e artit. Studiuesja Blerina Shalari ka mbrojtur titullin doktore e shkencave, me një temë mbi iso-polifoninë shqiptare. Blerina i përket komunitetit të personave me dëmtime në shikim, por kjo nuk e ka penguar, që me vullnetin e saj të fortë, të bëhet kompozitore dhe studiuese muzike. Ajo studioi piano për shumë vite dhe tashmë është një nga kompozitoret e njohura në vend, ndërsa krijimet e saj kanë tejkaluar kufijtë e Shqipërisë.
Blerina Shalari (foto personale)
CMG: Blerina ndalemi fillimisht tek emir juaj
Blerina Shalari: Emri im ka një kuptim të qartë që e thotë në fakt që në shqiptim siç është blerimi, pra gjelbërimi. Ka qenë një diskutim i madh përpara se të merrej vendimi për emrin tim, sepse në familje nuk binin dakord për emrin e më pas zgjodhën këtë emër të bukur për mua .
CMG: Cila është gjëja më e shtrenjtë që e ke marrë nga fëmijëria dhe e ke sjellë të gjallë deri sot ?
Blerina Shalari: Nuk di nëse u ndodh të gjithëve, por nuk mbaj mend shumë detaje konkrete të fëmijërisë. Atë që e kam marrë dhe vijon ende të jetë e gjallë edhe sot është patjetër muzika me gjithë intensitetin e saj .
Blerina Shalari gjatë një ceremonie dekorimi (Foto RTSH)
CMG: Kur ka nisur mardhënia juaj me artin?
Blerina Shalari: Marrëdhënia ime me artin ka filluar qëkurse kam fituar ndërgjegjen time. Nuk besoj se do shkëputem ndonjëherë prej artit. Pavarësisht se kam pasur mundësi për të zgjedhur edhe fusha të tjera, mua arti tashmë më ka robëruar dhe nuk mundem dot të shkëputem prej tij.
Kam dashur letërsinë, muzikën, filmin dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me artin. Ndaj unë e cilësoj punë, mision dhe çdo gjë tjeter.
Blerina Shalari ( foto personale)
CMG: Blerina, kujt ke zgjedhur qysh herët t'ia tregosh ëndrrat e tua rreth artit ?
Blerina Shalari: Personi që unë i kam treguar shpesh endrrat e mia kanë qenë dhe do vijojnë të jenë prindërit dhe familjarët. Ëndrra të dukshme sepse ato të padukshme, ndoshta nuk ja kam thënë as vetes.
CMG: Cilat do t'i cilësoje si fillesa të tuat?
Blerina Shalari: Çdo gjë që e kam bërë dikur dhe sot ndjej nostalgji. Kujtoj se si shkruaja në Brail poezitë e mia, kujtoj që pianon nuk e arrija dot në gjendje normale, por duhet te vendosja libra mbi karrige. Unë zgjohesha që në orën pesë të mëngjesit për të shkruar dhe për të luajtur në piano. Kur roja i shkollës kishte mbërritur në ambientet e saj unë ndërkohë kisha arritur përpara tij prej dëshirës për të punuar.
Blerina Shalari (foto personale)
CMG: A i mbron ëndrrat e tua ?
Blerina Shalari: Nuk i mbroj me force, por me dëshire. Të mbrosh ëndrra do të thotë të shkruash muzikë, tekste këngësh dhe çdo gjë që lidhet me pasionet e tua. Në heshtje, unë i mbroj ato.
CMG: Çfarë ke dashur të përcjellësh përmes muzikës?
Blerina Shalari: Atë që është më e bukur tek muzika, sinqeritetin. Unë bëj muzikë për t’u arratisur nga realiteti dhe për të gjetur mbështetje tek muzika vetë.
CMG:Cili është mesazhi juaj për të rinjtë ?
Blerina Shalari: Shihni me kujdes se me çfarë pasioni kanë bërë të parët tanë muzikë dhe seriozitetin e tyre.
Intervistoi Megi Latifi