Peng Jingxuan, e veshur me kostumin kinez "hanfu" luajti guzheng në Paris / foto nga “China Daily”
Kur Peng Jingxuan filloi të luante guzheng, një instrument popullor kinez, në rrugët e Francës në vitin 2018, ajo nuk priste që instrumenti tradicional do t'i ndryshonte jetën.
28 vjeçarja Peng, është bërë një sensacion i mediave sociale për performancat e saj video në internet në qytetet franceze. Ajo ka shpërndarë më shumë se 200 video origjinale në You-Tube të etiketuara nën "@jingxuanGuzheng", me klipin më të njohur të parë mbi 16.61 milionë herë.
Sheshi jashtë Teatrit të Madh në Bordo, të Francës është një nga vendet ku Peng performon. Meloditë magjepsëse tërheqin gjithmonë duartrokitje të mëdha nga dëgjuesit.
"Më pëlqen se si ajo po përfaqëson kulturën e saj në një mjedis ku njerëzit nuk janë të njohur me të. Mund të thuash që ajo është krenare për muzikën e saj!" shkroi një përdorues i YouTube nën emrin "mariaacosta8920" , duke komentuar videon e Peng.
Guzheng është një instrument muzikor i lashtë, që daton më shumë se 2500 vjet më parë. Gjatësia e një guzheng standard është 1.63 metra, dhe zakonisht luhet nga një muzikant i ulur në një karrige përballë instrumentit.
Lojtarët, të cilët shpesh performojnë vetëm, mbajnë gjithmonë kapëse gishtash të bëra nga materiale si plastika, rrëshira dhe guaska e breshkës në njërën ose të dyja duart. Instrumentet moderne guzheng luhen shpesh, duke shtrënguar telat për të luajtur nota dhe akorde heptatonike.
Peng Jingxuan diskutoi me pedagog në universitet / foto nga “China Daily”
Në vitin 2017, vitin e saj të parë në Francë, Peng u tërhoq nga atmosfera romantike dhe e lirë artistike në rrugë, duke shijuar performancat e ndryshme të artistëve që luanin instrumente muzikore si piano, violinë, saksofon dhe harpë.
Por ajo rrallë shihte instrumente kineze të luajtura në rrugë. Kështu, në verën e vitit 2018, ajo mori guzheng dhe filloi të performojë në rrugë. Ajo u befasua kur zbuloi se shumë pak njerëz në Francë dinin për instrumentin kinez, megjithëse mësuesit dhe shokët e saj të klasës në konservator kishin njohuri për të.
"Doja ta bëja të njohur këtë instrument për më shumë njerëz," thotë Peng.
Ajo filloi shfaqjet në rrugë për të mprehur aftësitë e saj. Sa më shumë që Peng performonte në rrugë, aq më të madhe e ndjente përgjegjësinë për të përhapur muzikën dhe kulturën kineze.
"Shumë instrumente perëndimore tashmë janë pranuar mirë në Kinë, siç është piano. Por kuptimi i perëndimorëve për muzikën kineze mund të jetë mjaft i kufizuar," thotë Peng.
Peng Jingxuan mori pjesë në një shfaqje muzikore më 19 tetor 2019 / foto nga “China Daily”
Ajo zgjodhi të fokusohej në pjesët tradicionale të guzheng dhe një numër këngësh pop me ndikime të forta kineze.
Duke menduar se mosnjohja e audiencës me këngët kineze mund të krijojë pengesa që ata të kuptojnë më mirë performancat e saj, Peng doli me përshtatje të zgjuara të këngëve dhe mori përgjigje pozitive nga shikuesit.
Për shembull, ajo paraqiti Da Yu (Peshku i Madh), një këngë nga kolona zanore e një filmi të animuar kinez, me shpjegime në frëngjisht, duke prezantuar shkurtimisht përmbajtjen e filmit.
"Shumë njerëz erdhën tek unë dhe më pyetën se si quhet kënga dhe treguan interesin e tyre për filmin," thotë Peng.
Ajo luajti gjithashtu këngë pop perëndimore me të cilat dëgjuesit mund të lidheshin. “Për shkak se mund t’i kenë dëgjuar këto këngë më parë, do të jenë më të interesuar dhe do të zhyten më lehtë në performancën time”.
Peng i luajti këngët në një stil kinez, duke përdorur disa teknika unike për luajtjen e guzheng-ut.
Një përdorues i YouTube komentoi: "Kurrë në një milion vjet nuk do të kisha menduar se Smooth Criminal (një këngë nga ylli i ndjerë i popit amerikan Michael Jackson) mund të luhej në një instrument tradicional kinez, por ajo e bëri atë me zgjuarsi dhe bukur."
Peng Jingxuan mësoi një vajzë për luajtjen e veglës muzikore kineze pranë rrugës / foto nga “China Daily”
"Ky është guzheng kinez," u tha me krenari një djalë i vogël që qëndronte pranë Peng miqve të tij, ndërsa ajo i binte instrumentit në rrugë.
Ajo thotë se takimi e bëri të ndiente se ajo që po bënte ishte shumë kuptimplote, dhe ajo ishte në gjendje t'i prezantonte njerëzit, përfshirë fëmijët, me emrin e guzheng.
Pas çdo shfaqjeje, njerëzit gjithmonë mahniteshin me bukurinë e instrumentit dhe muzikës, thotë Peng. Ata erdhën tek ajo dhe e pyetën se si quhej dhe nga cili vend vinte. "Isha shumë e lumtur t'u them se vij nga Kina," thotë ajo.
Publiku i saj gjithashtu e vlerësoi atë që luante muzikë kineze pasi ata kishin pak akses në të, shton Peng.
Duke luajtur për të gjithë
Peng Jingxuan, e veshur me kostumin kinez "hanfu" luajti guzheng në Paris / foto nga “China Daily”
Ajo thotë se në fakt ky është një nga planet e saj, për ta çuar guzheng në një “udhëtim global”.
Për këtë qëllim, Peng ka vizituar katër vende deri tani Italinë, Zvicrën, Spanjën dhe Francën.
Peng thotë se shpreson të performojë në më shumë qytete në Evropë, në mënyrë që më shumë njerëz të kenë mundësinë të vlerësojnë sharmin e muzikës kineze dhe guzheng.
Për të përmirësuar performancën e saj dhe për ta bërë më të lehtë për t'u kuptuar, Peng do të donte gjithashtu të bënte më shumë përpjekje për të bashkuar muzikën kineze dhe perëndimore.
Përveç disa shfaqjeve të improvizuara bashkëpunuese me artistë të tjerë të rrugës, Peng përpiqet të kombinojë muzikën tradicionale guzheng me muzikën elektronike avangarde me origjinë nga Franca.
"Në ditët e sotme, shumë teknika guzheng janë duke u rinovuar dhe shumë kompozime bashkëkohore po bëjnë gjithashtu përparime të mëdha," thotë Peng.
"Të shohësh guzheng të bëhet globale dhe të bësh më shumë njerëz ta njohin, ta kuptojnë dhe ta duan atë, mendoj se kjo është dëshira më e madhe e artistëve kinezë që luajnë instrumentin muzikor tradicional."
Pianisti i njohur kinez Lang Lang gjithashtu inkurajoi Peng kur ajo performoi me të në një shfaqje televizive në vitin 2019.
Ai i tha: "Kjo që po bën tani është një gjë shumë domethënëse, për të promovuar dhe përhapur instrumentet kineze në botë".