“Jehona jonë” në TKOB-së një koncert me motive nga të gjitha trevat shqiptare
2024-01-23 10:05:42

Në koncertin Jehona jonë në TKOB (Foto nga instgrami

Në koncertin Jehona jonë në TKOB (Foto nga instgrami

“Jehona jonë” ishte koncerti i TKOB-së, me motive nga të gjitha trevat shqiptare. Trupa e Ansamblit  të Këngëve dhe Valleve Popullore dhuroi një spektakël të vërtetë për të gjithë adhuruesit e muzikës tradicionale shqiptare, ku publiku  ka duartrokitur gjatë gjithë kohës artistët, por edhe duke i shoqëruar këngët e njohura e të dashura për ta. Ndër shekuj, jehona e isos  së Jugut, tupanit të Veriut e këngët majë krahi kanë lajmëruar lajme të gëzuara e të trishta. Kjo ishte mënyra se si populli ynë komunikonte dikur. "Jehona jonë", ishte një lajmërim i ditëve të bukura që do vijnë në vitin 2024, me aktivitetet artistike që  do të kumbojnë në skenën e TKOB-së nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. 

Brikena Jaupaj (Foto nga  Klan tv)

Brikena Jaupaj (Foto nga  Klan tv)

Në prononcimin për mediat Brikena Jaupaj, përgjegjëse e grupit të valleve theksoi:

 “Janë prekur të gjitha trevat e Shqipërisë nga veriu deri në jug. Kemi vallen e shqipeve, valle dardhare, valle gorarçe, valle tiranse dhe vallen ‘Festë të madhe ka sot Shqipëria’, e cila është një emblemë” .

Në koncertin Jehona jonë në TKOB (Foto nga instgrami)

Në koncertin Jehona jonë në TKOB (Foto nga instgrami)

Në koncertin Jehona jonë në TKOB (Foto nga instgrami)

Në koncertin Jehona jonë në TKOB (Foto nga instgrami)

Ansambli Popullor “Jehona Jonë” performoi në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, nga këngët korale, këngët polifonike, ato orkestrale të Agim Krajkës,  kolazhi i Tiranës, i Shkodrës, e i Veriut të interpretuara nga vetë orkestra e ansamblit. Nuk mund të mungonte vallja “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, apo “Vallja e shqipeve” nga Panajot Kanaçi, si dhe “Vallja e qypave” e Gëzim Kacelit.  Gjatë mbrëmjes së “Jehona jonë”, publiku përcolli traditat më të bukura shqiptare, këngët, vallet, vajet e gëzimet, të cilat erdhën të interpretuara mjeshtërisht nga artistët e Ansamblit Popullor, javën që shkoi. Koncerti “Jehona jonë”  kishte në program “Vallja e shqipeve”, “Shkon djali tek malet”, “Dasma e malësorit”,”Mu njaty ke 7 zymbylat”,  “Kolazh Tirane”, “Valle e qypave”, “Lahutari”, “Ma ke gishtin për unazë”, “Orkestrale për bilbil dhe orkestër”,”Valle dardhare”, “Valle Gorarçe”,”Kolazh shkodran”, “Kolazh veriu”, valle “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, etj. Solistë të këtij koncerti kaq të veçantë që morrën pjesë ishin; Denisa Gjezo, Iris Bega, Aranit Hoxhaj, Adela Mesuti, Lekë Pecnikaj, Artan Shabani, Raimond Kllogjeri,Avni Miraka, Malvina Likaj. Pas këtij aktiviteti Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, pritet të sjellë një tjetër event special, premierë në muajin mars të këtij viti.

Sava Lena

Në koncertin Jehona jonë në TKOB (Foto nga instgrami)

Në koncertin Jehona jonë në TKOB (Foto nga instgrami)

Në koncertin Jehona jonë në TKOB (Foto nga instgrami)

Në koncertin Jehona jonë në TKOB (Foto nga instgrami)