Kina publikon planin për reformën e gjithanshme të Zonës së Re "Pudong"
2024-01-23 11:39:38

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Zyra e Përgjithshme e Komitetit Qendror të PKK-së dhe Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit kanë publikuar një plan zbatimi për reformën e gjithanshme pilot të Zonës së Re "Pudong" të Shangait. 

Plani, për periudhën nga viti 2023 deri më 2027, synon të mbështetë reformën dhe hapjen me nivel të lartë në Zonën e Re "Pudong", për ta bërë atë një zonë udhëheqëse në modernizimin socialist. 

Sipas planit, Zona e Re "Pudong" do të gëzojë autonomi më të madhe në reformat në "fushat kryesore" dhe në "hallkat kyçe." Kjo zonë do të përkrahet që të përmirësojë së pari sistemet dhe mekanizmat në të gjitha fushat, të shpejtojë ndërtimin e sistemit të tregut socialist me nivel të lartë dhe të forcojë aftësinë e qeverisjes, me qëllim që të luajë një rol udhëheqës në ndërtimin e vendi socialist modern dhe në modernizimin kinez. (Fani)