Luçiano Bardhi është evidentuar në publik si një mjek që jep këshilla praktike dhe të gjithë ata që e ndjekin kanë një interes të lartë për të. Ai tregon se vuan nga sindroma e Aspergerit, por kjo nuk e pengon në pasionin e madh për jetën. Për Luçianon, nuk ja jetë sociale pasi dedikimin më të madh e ka kundrejt punës të përditshme si mjek. Për Radio Ejani, Luçiano flet rreth punës së tij dhe dashurinë e madhe që ka për jetën, familjen dhe kafshët.
Luçiano Bardhi (foto personale)
CMG: Prej sa vitesh merreni me mjekësinë popullore?
Luçiano Bardhi: E gjithë jeta ime është e lidhur ngushtësisht me mjekësinë. Çdo informacion apo çdo gjë që lidhet me mjekësinë unë kam prirjen ta studioj dhe shqyrtoj. Kjo degë nuk ka mbarim aq më tepër unë që fokusin e kam tek tema shumë specifike, të cilat kërkojnë njohuri të thelluara dhe studim.
CMG: A mendoni që ju keni një shqisë më të zhvilluar se të tjerët në këtë aspekt?
Luciano Bardhi: Në fakt unë zotëroj një perceptim tjetër. Mendoj që rrugëtimi im, rrugëtimi juaj i secilit prej nesh është i destinuar për disa arsye. Ne nuk mund të presim dhe as të projektojmë. Jemi subjekt i mendimeve dhe perceptimeve dhe kur flitet për shembull: Unë dua dikë me zemër! Nuk dashuron zemra, por mendja dhe sinjalet që ti vetë me vetëdije të plotë i dërgon trurit dhe truri përkthen çdo gjë me veprim.
Jemi si në një pyll dhe kemi thjesht një fener në dorë, i cili ndriçon një pjesë të rrugës ndërsa pjesën tjetër i takon njeriut me frikë ose jo që ta zbulojë.
CMG:A keni tentuar ta lini këtë profesion në momente të caktuara ?
Luçiano Bardhi: Futja në rrugëtimin e profesionit është e thjeshtë, por dalja është tepër e vështirë. Unë e dashuroj me gjithë qenien time atë që bëj dhe nuk do të doja apo të mundja që të dorëzohesha.
CMG: A është profesion i vështirë të qenit mjek imazherist?
Luçiano Bardhi i ftuar në ABC News( foto personale)
Luçiano Bardhi: Ky profesion ose në thelb profesionet që kanë brenda një mision janë të tillë për një qëllim, këto qëllime më qasen edhe mua. Nuk është e thejshtë që të ndërtosh ura të larta komunikimi, të cilat do të të ndihmojnë në besimin që ndërtohet mes teje dhe pacientit, por edhe në çdo gjë tjetër. Duke marrë parasysh që nuk kemi një grupmoshë fikse e cila mund të studiohej lehtësisht, por kemi njerëz nga të gjitha moshat për t’i trajtuar. Shpeshherë më duhet të bëj rolin e pashmangshëm të psikologut.
CMG: Dijet tuaja janë të shumta, cila është literatura që të tërheq më shumë ?
Luçiano Bardhi: Unë kam disa emra, të cilët dua t’i studioj dhe t’i kem parasysh në ekspertizën time si mjek dhe një ndër to është biokimisti, Yoshinori Ohsumi. Ai ka marrë edhe çmimin Nobel. Është e vështirë të gjesh dhe të mbash mend literaturën e mjekut. Një nga gjërat që duhet të bëjë një mjek është të flasë patjetër dhe të interpretojë. Po ashtu po kaq e rëndësishme është të mësojnë gjëra të reja me kalimin e kohës dhe të mos mbetemi në një kornizë e cila na mban aty për një kohë të gjatë, pa pasur risi dhe pa i sjellë idetë e reja në fushën e mjekësisë duke qenë se marrim parasysh faktin që në këtë jetë gjithnjë e më tepër dalin dhe zhvillohen sëmundje të reja, të cilat kërkojnë një ekspertizë ndryshe. Tek kjo fushë duhet të kesh një memorie shumë të fortë.
CMG: Cila është kostoja më e madhe që ti mbart nga të qenit tërësisht i fokusuar tek mjekësia?
Luçiano Bardhi dhe dashuria për macet ( foto personale)
Luçiano Bardhi: Vetë jeta juaj do të jetë një kosto, e cila është e pashmangshme. Ne luftojmë për të pasur një jetë të qetë, por atë nuk mund ta gjejmë në një fushë si kjo. Për mua është kosto që kam hequr dorë nga çdo kënaqësi e jetës për t’u dedikuar tek profesioni. Njerëzit që kanë arritur shumë në jetë duhet të sakrifikojnë pa ndalur. Edhe muzikantët më të mëdhenj botërorë janë perfeksioniste dhe kanë hequr dorë nga jeta e tyre sociale për t’u dedikuar në karrierë. Unë paguaj me jetën time për këtë mision.
Koston e kohës nuk po përllogarit, por atë të jetës materiale po.
Populli shqiptar ka një shprehje shumë të bukur i cili thotë: Një njeri nuk mund të mbaje ky kunguj në një krah!
CMG: A keni gjetur mbështetjen e duhur në rrugëtimin tuaj dhe ku e keni gjetur?
Luçiano Bardhi: Krahas prindërve unë kam edhe një mace që preferoj të flas për të, pavarësisht paragjykimit që të tjerët mund të më bëjnë. Maçoku im quhet Mynerbei. Nuk kam as motër as vëlla dhe krahas prindërve nuk e kam gjetur askund mbështetjen dhe tek maçoku im e kam gjetur këtë. Ne kalojmë shumë kohë bashkë. Maçoku im qëndron gjatë gjithë kohës me mua. Në jetën time unë kam pasur nevojë për një njeri që të më dëgjonte dhe këtë ngushëllim e gjeta tek maçoku im. Të kujdesesh për një krijesë të tillë është shumë e vështirë sepse kafsha nuk flet kur ka një dhimbje, apo emocion negativ. Nuk po flasim që thjesht ta nxjerrim kafshën në një ecje, por duhet të kujdesem për të shpirtërisht. Unë kam pasur edhe një macok tjetër në jetën time. Ai nuk jeton më dhe kur u largua nga jeta mu duk sikur diçka nga shpirti im u largua. Për mua maçoku është si një qelizë e rëndësishme që jeton brenda trupit tim.
Luçiano Bardhi ( foto personale)
CMG:A ndihesh i realizuar në jetë?
Luçiani Bardhi: Po ndihem sepse i marr jetës mirësitë për t’i përkthyer në fat dhe realizim të jetës. Njeriun e lartëson arti dhe dija dhe unë jam duke ecur përmes këtij parimi. Dija nuk është as egoiste dhe as arrogante, por dija e mirë të bën të ndihesh mirë me veten dhe jetën tënde.
CMG:Ju si mjek merreni edhe me studimin e trurit, sa e vështirë është të mbash në kontroll trurin ?
Luçiano Bardhi: Të menaxhosh veten që është shumë e vështirë. Për herë të parë në këtë bisedë po tregoj qe unë vuaj nga një syndrome, që është pjesë e sindromës së Aspergerit, Këta persona kanë aftësi për të mbajtur mend shumë, por kur nuk marrin atë që duan mund të pësojnë atak paniku. Pra, dua të kem jetën në kontroll. Dëshira ime është çdo ditë të kem me vete disa libra të cilat nuk i lexoj gjatë, por edhe qoftë 5 minuta të lexoj për mua do të thotë shumë, pasi nga leximi ndjej lehtësim. Ky çrregullim më ka bërë të kuptoj që nëse kuptojmë se çfarë na shqetëson mund të menaxhojmë veten.
Intervistoi Megi Latifi