Të paktën tre të plagosur nga tërmeti 7.1-ballësh në Xinjiang
2024-01-23 11:19:21

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë që ra të martën herët në mëngjes, në orën 2 e 9 minuta, në kontenë Wushi të prefekturës Aksu në Rajonin Autonom të Xinjiang-ut të Kinës, ka shkaktuar të paktën tre të plagosur.

Sipas Qendrës së Rrjetit Sizmologjik të Kinës, epiqendra e tërmetit me një thellësi prej 22 kilometrash gjendet në 41.26 gradë gjerësi veriore dhe 78.63 gradë gjatësi lindore.

Ministria e Emergjencave e Kinës ka nisur reagimin e nivelit të tretë, duke dërguar ekipe të ndihmës në zonën e prekur nga tërmeti.

Gjithsej 1 000 tenda pambuku, 5 000 pallto pambuku dimërore, 5 000 jorganë pambuku, 5 000 dyshekë pambuku, 5 000 shtretër të palosshëm dhe 1000 soba për ngrohje u janë dhënë autoriteteve vendore për të ndihmuar në punën e shpëtimit, si edhe në shpërnguljen dhe rivendosjen e banorëve të prekur nga tërmeti. (Fani)