foto: VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha në një konferencë të rregullt shtypi të hënën se Kina do të eksplorojë dhe do të çlirojë më tej kërkesën e tregut, do të vazhdojë të ofrojë një hapësirë më të gjerë për rritjen e tregtisë botërore e të investimeve dhe do t'i japë më shumë shtysë rimëkëmbjes ekonomike globale.
Kohët e fundit, në Kinë është popullarizuar shumë turizmi i akullit dhe borës. Gjatë Takimit Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2024 të mbajtur javën e kaluar në Davos, Zvicra, një vend i njohur për turizmin e akullit dhe borës, u bëri gjithashtu një ftesë turistëve kinezë. Një zyrtar i Administratës Kombëtare të Turizmit të Zvicrës shprehu shpresën për të mësuar nga Kina, për të tërhequr më shumë turistë kinezë dhe për të ndarë burimet ekonomike të akullit dhe borës.
foto: VCG
Kur iu përgjigj pyetjeve përkatëse, Wang Wenbin tha se një raport i publikuar së fundmi nga Akademia e Turizmit e Kinës tregon se, si sezoni i dytë i akullit dhe borës pas Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, numri i turistëve në sezonin e akullit dhe borës 2023-2024 në Kinë pritet t'i kalojë për herë të parë 400 milionët, ndërsa të ardhurat nga turizmi pritet të arrijnë në 550 miliardë juanë. Konsumi gjatë festave në Kinë dhe ekonomia e akullit dhe borës po lulëzojnë, gjë që i ka dhënë një shtysë të fortë tregut global të turizmit dhe gjithashtu ka demonstruar vitalitetin e madh të ekonomisë kineze.
foto: VCG
"Turizmi i borës dhe akullit është i popullarizuar në mbarë vendin, duke reflektuar fuqinë në rritje të konsumit dhe kërkesës të turistëve kinezë. Kjo pasqyron besimin e ekonomisë kineze, dhe gjithashtu ofron mundësi të reja për Kinën, Zvicrën dhe vendet e tjera për të thelluar bashkëpunimin me përfitim reciprok. Ne do të vazhdojmë të zbulojmë dhe çlirojmë kërkesën e tregut, do të ofrojmë një hapësirë më të gjerë për rritjen e tregtisë botërore e të investimeve dhe do t'i japim më shumë shtysë rimëkëmbjes ekonomike globale," theksoi zëdhënësi i diplomacisë kineze.