Foto nga VCG
Fuzhou është vendlindja e shumë emigratëve kinezë, me më shumë se 4 milionë kinezë jashtë vendit të përhapur në të gjithë botën. Projekti strategjik "3820" është vizioni strategjik 20-vjeçar i zhvillimit ekonomiko-shoqëror të qytetit Fuzhou, të cilin Xi Jinping-u e kryesoi personalisht kur ishte sekretar i Komitetit të Partisë të qytetit Fuzhou. Përmbajtja kryesore e strategjisë është "Bashkimi i emigratëve me emigratët, bashkimi i Tajvanit nëpërmjet emigratëve dhe tërheqja e investimeve të huaja nëpërmjet emigratëve."
"Shoku Xi Jinping i mobilizoi ata që të kthehen në vendlindjen e tyre për të ndërtuar parqe industriale, duke thënë se dhurimi i fondeve për vendlindjen e tyre është si t'u japësh 'vezë' fshatarëve: pasi i hanë 'vezët', ata janë ende 'të varfër'. Por ndërtimi i parqeve industriale mund të nxiste zhvillimin e vendlindjes së tyre. Është si të ndihmosh vendlindjen 'të rritë pula'. Po 'pate vezë' për të ngrënë çdo ditë, jeta jote do të bëhet gjithnjë e më e mirë."
Foto nga VCG
Fjalët e Xi Jinping-ut u kuptuan dhe u pranuan nga biznesmenët kinezë jashtë vendit. Pas shumë komunikimeve, më në fund u zbatua marrëveshja për zhvillimin e Zonës së Investimeve Yuanhong prej 50 kilometrash katrorë. Ajo është paraardhësi i "parqeve binjake" midis Kinës e Indonezisë dhe një nga parqet më të hershme industriale të ndërtuara nga emigratët kinezë.
Ndërsa Fuzhou nisi të kishte gjithnjë e më shumë shkëmbime me qytetet e tjera kineze dhe qytetet e huaja, infrastruktura e tij po bëhej gradualisht e prapambetur. Në atë kohë nuk kishte aeroport civil në Fuzhou, tregtarët nuk mund të vinin, furnizimet nuk mund të dilnin nga qyteti e shteti nuk planifikonte të investonte në ndërtim.
Foto nga VCG
Meqë pushteti qendror nuk kishte në plan të ndërtonte një aeroport në Fuzhou, Fuzhou vendosi ta bënte vetë fillimisht një gjë të tillë. Kuadrot dhe masat mblodhën një pjesë të parave, emigrantët dhuruan një pjesë dhe shteti subvencionoi një pjesë. Pas pesë vjetësh ndërtimi, Aeroporti Ndërkombëtar "Changle" u përuara zyrtarisht në vitin 1997.
Për t'iu përshtatur nevojave të zgjerimit të hapjes ndaj botës së jashtme, shoku Xi Jinping promovoi gjithashtu në mënyrë gjithëpërfshirëse ndërtimin e një numri veprash kryesore të infrastrukturës, si skelat e ujërave të thella, autostradat dhe superstradat urbane në përputhje me planin e përcaktuar nga projekti strategjik “3820”.
Por me gjithë zhvillimin e infrastrukturës dhe forcimin e përpjekjeve për promovimin e investimeve, kishte ende shumë investitorë të huaj që prisnin dhe shikonin. Ata ishin të shqetësuar se, për të tërhequr investime, mund të thuheshin fjalë të bukura për mjedisin e investimeve, por kur ishte fjala te zbatimi, politikat mund të ndryshonin sërish.
Kërkesa e Xi Jinping-ut drejtuar bashkisë së qytetit në atë kohë ishte: "Ne duhet të zbatojmë fjalët tona dhe të jemi të vendosur në veprimet tona".
"Ne jo vetëm që duhet 'ta bëjmë menjëherë', por gjithashtu duhet 'ta bëjmë me zell'”. Modeli i shërbimit “Të gjithë zyrtarët punojnë në një godinë” dhe “të gjitha proceset mund të kryhen në një sallë” ishte i pari i këtij lloji në Kinë. Në të njëjtën kohë u shfaqën vazhdimisht shumë mekanizma inovativë shërbimi, si "kushdo që merr një kërkesë duhet të mbajë përgjegjësi për të deri në fund", "shqyrtimi i aplikimit duhet të kryhet brenda kohës së caktuar" dhe "një departament pranon aplikimin dhe të gjitha departamentet ndihmojnë".
Shumë grupe dhe ndërmarrje të mëdha biznesi u vendosën në Fuzhou dhe Zona e Tregtisë së Lirë e Fuzhou-t, Zona e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik Rongqiao e shumë të tjera u krijuan me shpejtësi. Nga viti 1992 deri më 2010 u zhvilluan e zgjeruan më shumë se 20 zona zhvillimi dhe investimi.
Deri në vitin 2010, objektivat e përcaktuara nga projekti strategjik “3820” u përfunduan me sukses. PBB-ja e Fuzhou-t u rrit nga 15 miliardë juanë në vitin 1992 në 324.265 miliardë juanë më 2010, me një normë mesatare vjetore të rritjes prej 16 %. Zonat e ndërtimit u zgjeruan më shumë se katër herë, kurse të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve të qytetit dhe të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve të fshatit u rrit përkatësisht 9 dhe 6.7 herë.
Në pesë vitet e fundit vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të qytetit i kalon 250 miliardë juanët, janë krijuar afro 2000 ndërmarrje të reja me investime të huaja dhe partnerët tregtarë të Fuzhou-t janë në më shumë se 200 vende e rajone.
"Guximi për të qenë i pari dhe fryma e luftës pioniere dhe novatore" që përmban projekti strategjik "3820" është integruar në procesin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në Fuzhou.