Puna në bujqësi (Foto Neoalb)
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur në fund të dhjetorit që do shtyhet me 6 muaj disbursimi i skemës së naftës për fermerët.
“Kemi kërkuar një shtyrje me një afat në 6 muajt e parë të vitit 2024, në mënyrë që disbursimi i naftës të ndodhë me një ritëm më gradual dhe sipas nevojës së përditshme. Fal aktit normativ të muajit nëntor u shtua buxheti duke bërë që të gjithë fermerët ta merrnin të plotë”, u shpreh ministrja Denaj.
Por çfarë do të ndodhë në praktikë me ecurinë e këtij procesi? Në një intervistë për mediat Arian Jaupllari zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka sqaruar ecurinë e këtij procesi dhe procedurat në vijim.
Jaupllari thotë se aplikimet për skemën kombëtare janë mbyllur me kohë, dhe përfituesit janë shpallur që në 6 mujorin e parë të 2023. Ndërsa shpërndarja e naftës apo edhe e lekëve në rastet e blegtorisë ishte dhe gjatë gjithë vitit pasi u rialokuan fondet dhe rialokimi i fondeve bëri që një numër i konsiderueshëm i kartave të naftës për fermerët të shpërndaheshin deri në datën 31 dhjetor.
“Meqë koha ishte shumë e shkurtër për shkak të periudhës në momentin që u rialokuan këto fonde ministrja ndërhyri për radhë në karburante bidona për të marrë naftën, probleme të tjera, mënyra e shpërndarjes, arebet në punë të gjithë për të shpërndarë kartat brenda afatit të caktuar dhe ndërhyri për ta shtyrë këtë deri në fund të 6 mujorit të parë të 2024, që do të thotë kush nuk e ka marrë naftën me kartën e tij të fermerit mund të shkojë ta marrë në karburant dhe sipas informacioneve që kemi ka mbetur vetëm një numër i vogël që është një % e pakonsiderueshme pasi shumica e kanë marrëNuk mund të them saktësisht sesa sepse ne nuk e kemi tashmë informacionin se kush ka shkuar, por në bazë të statistikave që disponojmë dhe atyre që ata kanë shkuar tek arebet tona mund të jenë 3 deri në 4 apo max 5 % që kanë shkuar për ta marrë këtë naftë deri në fund të 6 mujorit të 2024. “
Sipas Z.Jaupllari kjo është një përqindje mjaft e ulët dhe nuk sjell asnjë penalizim, madje e njëjta procedurë sipas tij ka ndodhur edhe një vit më parë ku për shkak të mbingarkesës është lënë më shumë kohë në dispozicion për tërheqjen nga fermerët të karburantit. Zv.Ministri bën një përmbledhje të shifrave që lamë pas.
“Numri i përfituesve në total nga skema mbështetëse ka qenë 65 mijë e 800 fermerë që kanë përfituar të cilët kanë shkuarnë 5.1miliardë lekë për gjithë këtë skemë të vitit 2023 duke krahasuar me vitin 2022 kemi një rritje të numrit të përfituesve që nga 48 mijë e 700 ka shkuar në 65 mijë e 800”
Zv.ministri Arian Jaupllari (Foto Ministria e Bujqesise dhe zhvillimit rural)
Zv Ministri shpjegon shkaqet e rritjesë numrit të përfituesve.
“Përfituesit janë të ndarë sipas masave të ndryshme dhe përfitimet janë më shumë në blegtori por dhe skema e naftës, që kanë përfituar 53 mijë fermerë një shifër goxha e konsiderueshme që i prek ata fermerë të cilët punojnë tokat dhe kultivojnë ato bimë dhe pemët frutore në tokat e tyre, kanë përfituar dhe duke parë në vlerë leku shkon në 2.2 miliardë në total.”
Funksionimi i skemës sipas Jaupllarit ka bërë të mundur rritjen e besimit tek fermerët.
“Ajo që është e rëndësishme që ne shikojmë nga viti në vit është interesi i madh i fermerëve për tu drejtuar tek skema. Kjo ka nxitur që fermerët tanë të kenë në radhë të parë të ndryshojnë konceptin, të kenë besim tek skema, tek masat që do përfitojnë, të kenë besim tek transparenca e skemës, pasi aplikojnë me 0 dokumente dhe pastaj shkohet për verifikim. Të kenë besim sepse çdo gjë tashmë ka një promocion shumë të madh dhe një pjesë të promocionit e bëni dhe ju dhe për këtë ju falënderojmë, të gjithë njerëzit janë të qartë dhe kjo qartësi apo mënyrë që këto para janë direkt në xhepin e tyre, e ka bërë këtë më të lehtë për ta dhe më të aksesuseshme për të gjithë por dhe ka nxitur pasi dhe një pjesë të shpenzimeve dhe të kostove të prodhimit që nga mbjellja deri tek shitja ata e përballojnë nëpërmjet masave që janë përcaktuar në skemën kombëtare. “
Në intervistën për Tv Scan, Zv Ministri shpjegon se si veprohet për kategoinë e fermerëve që nuk janë të regjistruar me një nipt.
Subvencionimi me naftë (Foto Agroweb)
“Ne kemi të formalizuar me niptin e fermerit pasi nuk është një formalizim i saktë faktikisht pasi nipti i fermerit është një modifikim që është bërë tek ne dhe por quhet formalitet. Kanë shkuar rreth 98 mijë të formalizuar që kanë niptin e fermerit janë këta. Aplikimet kanë arritur deri në 67 apo 68 mijë, që do të thotë edhe 20 mijë fermerë të tjerë nuk janë drejtuar skemës, do të thotë që ne kemi akoma potencial të fermerëve të cilët do ta kenë besimin tek skema dhe ti drejtohen.”
Nëse kërkesat sërish rriten për shkak të rritjes së formalitetit, fondet i përgjigjen kërkesave. Fermerët, të cilët do të përfitojnë naftë falas nuk do të pajisen me kartë, sikundër po ndodh. Pagesat, tha zv.Ministri i Bujqësisë Arjan Jaupllari do të bëhen përmes llogarisë bankare.
“Këto rriten të dyja shkojnë në progresion edhe ata fillojnë të regjistrohen dhe pastaj vazhdon të afrohen në skemë dhe të tjerë.Sepse po ti verifikojmë dy vitet e fundit të gjithë ata që kanë aplikuar i kanë marrë lekët, atë masë të përfitimit të përcaktuar sipas vendimit të qeverisë. Edhe këtë vit të gjithë fermerët që aplikuan dhe plotësuan kriteret, i kanë marrë lekët në llogaritë e tyre, apo kanë marrë naftën nëpërmjet kartës së tyre të fermerit. Kjo do të thotë që është marrë shumë në konsideratë dhe është vënë një prioritet për bujqësinë shqiptare nga qeveria shqiptare dhe mendohet edhe për këtë vit nga kontaktet që ne kemi me bllokun ekonomik edhe në ritritin që organizoi kryeministri në Lezhë edhe kërkesat e ministres së bujqësisë për të rritur dhe shtuar në vazhdimësi masën e përfitimit për bujqësinë janë elementë të cilët ndikojnë pozitivisht tek njerëzit për t ju drejtuar skemave kombëtare. “
Jaupllari bëri me dije se përmes paketës së re të mbështetjes, do të ofrohet fond edhe për serat, për të bërë të mundur zgjerimin e këtij aktiviteti dhe po ashtu rritjen e prodhimit.