Foto nga CFP
Në mbledhjen e shtatë vjetore të logjistikës së mallrave, të zhvilluar të shtunën, një zyrtar i lartë i Federatës Kineze të Logjistikës dhe Blerjes u shpreh se gjatë vitit 2023, kërkesat për logjistikë pësuan një tjetër rritje. Kina është ende tregu i logjistikës me kërkesat më të shumta në botë dhe statusi i logjistikës moderne në ekonominë kombëtare është forcuar vazhdimisht.
Parashikohet që vëllimi vjetor i logjistikës gjatë 2023-it të arrijë në 350 trilionë juanë (rreth 48.7 trilionë dollarë). Sasia e dërgesave të shpejta gjatë gjithë vitit ishte 132 miliardë, duke zënë vendin e parë në botë për 10 vite me radhë. Hekurudhat shtetërore transportuan 3 miliardë e 910 milionë tonë mallra, një rekord i ri historik, ndërsa vëllimi i dërgesave postare me avion në 7 milionë e 350 mijë tonë.
Numri i parqeve logjistike me përmasa të mëdha në Kinë kaloi shifrën 2500. Numri i nyjeve logjistike kombëtare arriti në 125 dhe në 25 qytete kineze janë ndërtuar ose po ndërtohen nyje të përgjithshme kombëtare të logjistikës së mallrave.
Presidenti i Federatës Kineze të Logjistikës dhe Blerjes He Liming parashikoi se gjatë vitit 2024, me zbatimin e politikave të reja financiare dhe monetare, kërkesat për logjistikë do të mbeten të qëndrueshme në përgjithësi. Rimëkëmbja e konsumit do të nxisë rritjen e prodhimit dhe importit, ndërsa tregu kinez i logjistikës do të hyjë në etapën e një rritjeje të butë. (Fani)